17 Mart 2016 Perşembe

Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin

Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin

Fosilet e Gjalla
Teoria e evolucionit pretendon se speciet zhvillohen dhe transformohen vazhdimisht në specie të tjera. Por kur ne bëjmë një krahasim të gjallesave ekzistuese dhe fosileve të tyre, shohim se ato kanë mbetur të pandryshuara për miliona vjet. Ky fakt është një provë e qartë që hedh poshtë pretendimet e pabaza të evolucionistëve.
AriFosiliAriCanli
Kjo bletë nuk ka asnjë ndryshim nga fosili i së afërmes së saj, i cili supozohet të jetë miliona vjeçar.
YusufcukFosiliYusufcukCanli
Fosili 135 milionë vjeçar i pilivesës nuk ndryshon aspak nga pilivesa e sotme.
KarincaFosiliKarincaCanli
Një krahasim i bërë midis një fosili milingone 100 milionë vjeçar dhe një milingone të sotme tregon se milingonat nuk kanë njohur ndonjë histori evoluimi.
Sipas teorisë së evolucionit çdo specie e gjallë ka paraardhës. Speciet e mëparshme me kalimin e kohës u transformuan në diçka tjetër e kështu u shfaqën të gjitha speciet. Sipas teorisë së evolucionit, ky transformim ka ndodhur gradualisht për miliona vjet. Kështu, sipas evolucionit një numër speciesh të ndërmjetme duhet të kenë ekzistuar dhe jetuar gjatë kësaj periudhe të gjatë transformimi.
P.sh. në të kaluarën duhet të kenë jetuar disa lloje peshqish-zvarranikë, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zvarraniku krahas tipareve origjinale të peshqve që ata duhet t'i kishin që më parë. Gjithashtu, në të kaluarën duhet të kenë ekzistuar disa zvarranikë-zogj, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zogjsh krahas tipareve të zvarranikëve. Evolucionistët i quajnë këto krijesa imagjinare, për të cilat ata mendojnë se kanë jetuar në të kaluarën, "forma të ndërmjetme apo kalimtare".
N.q.s. specie të tilla kanë ekzistuar, ato duhet të jenë miliona, bile miliarda në numër dhe lloje. Më e rëndësishmja është që mbetjet e këtyre krijesave të çuditshme duhet të gjenden në gjetjet fosile. Numri i këtyre formave kalimtare duhet të ketë qenë akoma më i madh se llojet aktuale të kafshëve, ndaj dhe mbetjet e tyre duhet të gjenden në të gjithë botën. NëOrigjinën e Llojeve Darvini shpjegon:
N.q.s. teoria ime është e vërtetë, atëherë lloje kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet me siguri të kenë ekzistuar. Si rrjedhim prova për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të gjenden vetëm në mbetjet fosile.25
Edhe vetë Darvini e dinte fare mirë se format kalimtare mungonin. Ai shpresonte se ato do të gjendeshin në të ardhmen. Megjithë shpresën e tij, ai e kuptonte se pengesa më e madhe për teorinë e tij ishte pikërisht mungesa e këtyre formave kalimtare. Prandaj, në kapitullin "Vështirësitë e Teorisë" ai shprehet kështu:
...N.q.s. speciet kanë rrjedhur nga specie të tjera nëpërmjet një shkallëzimi gradual, atëherë përse ne nuk gjejmë asgjëkundi forma kalimtare? Pse e gjithë natyra nuk është në konfuzion dhe ka specie, ashtu siç i shohim ne, të përcaktuara e të ndara mirë nga njëra-tjetra? ...Sipas kësaj teorie forma të panumërta kalimtare duhet të kenë ekzistuar, atëherë pse nuk i gjejmë ato në koren e tokës? ...Pse ne sot nuk gjejmë varietete të ndërmjetme? Këto vështirësi më kanë turbu- lluar për një kohë të gjatë.26
Shpjegimi i vetëm që Darvini mundi të jepte për të kaluar këtë pengesë ishte se fosilet e zbuluara deri atëherë ishin të pamjaftueshme. Ai mbronte tezën se kur të dhënat fosile do të studioheshin në detaje, do të gjendeshin hallkat që mungonin.
Duke besuar në parashikimet e Darvinit, evolucionistët kanë kërkuar fosilet dhe kanë gërmuar për të gjetur hallkat që mungojnë në të gjithë botën që prej mesit të shekullit XIX. Por përpjekjet e tyre nuk u kurorëzuan me sukses; asnjë formë kalimtare nuk është zbuluar deri më sot. Të gjitha fosilet e gjetura kanë treguar të kundërtën e asaj që besojnë evolucionistët. Ato demonstrojnë se jeta në tokë është shfaqur papritur dhe plotësisht e formuar. Duke u përpjekur të provojnë teorinë e tyre, evolucionistët në vend që të vinin vetullat, nxorrën dhe sytë.
Një paleontolog i famshëm britanik, Derek V. Ager, e pranon këtë fakt, megjithëse është evolucionist:
Çështja që trajtohet është se kur ne ekzaminojmë të dhënat fosile në detaje, zbulojmë gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një grupi për llogari të një tjetri.27
Një tjetër paleontolog evolucionist Mark Czarnecki komenton si më poshtë:
Një problem i madh për teorinë janë të dhënat fosile: gjurmët e specieve të zhdukura të ruajtura në formacionin gjeologjik të tokës. Këto të dhëna kurrë nuk kanë zbuluar gjurmë të hipotezës së llojeve të ndërmjetme të Darvinit, por në vend të saj ato tregojnë se speciet duken e zhduken befasisht. Kjo anomali ka ushqyer argumentin e kreacionistëve se çdo specie u krijua nga Zoti..28
Ashtu siç shpjegohet nga profesori i paleontologjisë në universitetin e Glasgout, Neville George, shkencëtarët evolucionistë duhet të përballojnë pritjen e kotë për daljen në dritë, në të ardhmen, të formave kalimtare që mungojnë.
Nuk ka më nevojë për t'u shfajësuar për varfërinë e të dhënave fosile, në një farë mënyre koleksioni është bërë mjaft i pasur. Megjithatë, të dhënat fosile vazhdojnë të përbëhen kryesisht nga boshllëqe.29

Jeta u shfaq në tokë papritur dhe në forma komplekse

Surungeniskeleti
Të dhënat fosile provojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë; asnjë lloj evolucioni nuk ka ndodhur dhe të gjitha llojet janë krijuar të ndara nga njëri-tjetri me forma dhe funksione të përsosura.
Kur shqyrtohen shtresat gjeologjike tokësore dhe të dhënat fosile, duket se organizmat e gjallë u shfaqën njëkohësisht. Shtresa më e vjetër tokësore në të cilën janë gjetur fosile është ajo e Kambrianit, e cila ka një moshë 500-550 milionë vjeçare. Gjallesat e gjetura në shtresat që i përkasin periu- dhës Kambriane shfaqen në të dhënat fosile të gjitha papritur; nuk gjenden paraardhës që të kenë ekzistuar më parë. Fosilet e gjetura në shkëmbinjtë Kambrianë janë fosile kërminjsh, trilobitesh, sfungjerësh, krimbash toke, meduzash, iriqësh deti dhe jovertebrorësh të tjerë. Ky mozaik i larmishëm i organizmave të gjallë i përbërë prej një numri kaq të madh qeniesh komplekse është shfaqur kaq papritur, saqë është quajtur në literaturën gjeologjike "Shpërthimi i Kambrianit".
Shumica e formave të jetës të zbuluara në këtë shtresë kanë sisteme të ndërlikuara si sy, velëza, sisteme qarkullimi dhe struktura fiziologjike të avancuara, të cilat nuk kanë ndryshim nga speciet e të njëjtit lloj që ekzistojnë sot. P.sh. struktura me lente të dyfishta të syrit të trilobiteve është një ndërtim që të habit. David Raup, profesor i gjeologjisë në Harvard dhe në universitetin e Çikagos thotë: Trilobitet përdorin një ndërtim optimal, i cili do të kërkonte për t'u arritur sot një inxhinier shumë të përgatitur dhe me shumë imagjinatë. 30
Jovertebrorët e ndërlikuar u shqafën papritur dhe pa pasur asnjë lloj lidhjeje apo formë kalimtare midis tyre dhe organizmave njëqelizorë, që ishin e vetmja formë jete ne tokë para tyre.
Richard Monastersky, botuesi i "Earth Sciences", një nga botimet më popullore të literaturës evolucioniste, thotë për "Shpërthimin e Kambrianit":
Pesëqind milionë vjet më parë u shfaqën papritur format komplekse të kafshëve që ne shikojmë sot. Ky moment, tamam në fillim të periudhës Kambriane, 550 milione vjet më parë, shënon shpërthimin evolutiv që mbushi detet me krijesat e para komplekse të botës. Numri i madh i kafshëve të sotme ka qenë i pranishëm që në Kambrianin e hershëm dhe ato ishin të ndara mirë nga njëra-tjetra, ashtu siç janë sot.31
Si është e mundur që ky numër i madh kafshësh vërshoi në tokë krejt papritur? Si u shfaqën këto lloje të ndara mirë nga njëri-tjetri e që nuk kanë paraardhës të përbashkët? Këtyre pyetjeve nuk mund t'u përgjigjen evolucionistët. Zoologu i Oksfordit, Richard Dawkins, një prej avokatëve më tipikë të mendimit evolucionist, komenton këtë realitet, i cili bën të pavlefshme bazat e të gjitha argumenteve që ai mbron:
P.sh. shtresat e shkëmbinjve Kambrianë, të datuara rreth 600 milionë vjet më parë, janë shtresat më të vjetra, në të cilat gjejmë shumicën e grupeve më të mëdha të jovertebrorëve. Shumë prej tyre i gjejmë në një fazë të avancuar evolucioni, që kur shfaqen për herë të parë. Duket sikur ato janë vendosur atje, pa ndonjë histori evolucioni. S'ka nevojë të përmendim se kjo shfaqje e papritur i ka kënaqur kreacionistët..32
Ashtu siç Dawkins është i detyruar ta pranojë, "Shpërthimi i Kambrianit" është një argument i fortë për krijimin, sepse krijimi është e vetmja mënyrë për të shpjeguar daljen plotësisht të formuar të një forme të jetës në tokë. Douglas Futuyma, biolog evolucionist i shquar, e pranon këtë fakt dhe thotë:"Organizmat ose janë shfaqur në tokë plotësisht të zhvilluar ose janë zhvilluar. N.q.s. janë zhvilluar, ato duhet të zhvillohen nga specie që kanë ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. N.q.s. janë shfaqur në një fazë plotësisht të zhvilluar, ata duhet të jenë krijuar nga një inteligjencë e plotfuqishme." Vetë Darvini e ka njohur këtë mundësi, kur shkruan: "N.q.s. specie të shumta që i përkasin të njëjtës klasë e kanë nisur jetën të gjitha menjëherë, kjo do të ishte fatale për teorinë e formimit me modifikime të ngadalta nëpërmjet seleksionimit natyror."
Periudha Kambriane është pikërisht goditja fatale që përmend Darvini më sipër. Kjo është arsyeja që paleo-antropologu evolucionist zviceran, Stefan Bengston, pranon mungesën e lidhjeve kalimtare kur ai përshkruan periudhën Kambriane dhe thotë: "Duke e hedhur poshtë Darvinin, kjo periudhë akoma po na verbon."33
Ashtu siç shihet, të dhënat fosile tregojnë se gjallesat nuk evoluan nga forma më primitive tek ajo më e avancuar; ato u shfaqën të gjitha njëherësh dhe në një gjendje të përsosur. Pra, gjallesat nuk erdhën në ekzistencë nga evolucioni, ato u krijuan.
Syri I Trilobiteve
Trilobitet që shfaqen papritur në periudhën e Kambrianit, kanë një strukturë syri mjaft komplekse. Të përbëra prej miliona pjesësh të vogla në formë hojesh dhe prej një sistemi me lente të dyfishta, ky sy ka një ndërtim optimal, i cili kërkon “një inxhinier të trajnuar mirë dhe me shumë fantazi, për t’u realizuar sot”, siç shprehet David Raup, profesor i gjeologjisë.
* Kjo situatë hedh poshtë tezat evolucioniste se gjallesat kanë evoluar nga më primitivja te më kompleksja.
 trilobit,trilobit gözü
Ky sy shfaqet 530 milionë vjet më parë krejt papritur dhe një ndërtim i tillë kaq kompleks nuk mund të shpjegohet nga evolucionistët, duke siguruar kështu një provë për krijimin.
Për më tepër, struktura në formë hojesh e syrit të trilobiteve ka mbijetur deri në ditët tona pa asnjë ndryshim. Disa insekte, si bletët dhe pilivesat, kanë të njëjtën strukturë syri si trilobitet.  


Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë

Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë

Evolucionistët pretendojnë se jovertebrorët që gjenden në shtresën e Kambrianit evoluan në peshq në dhjetra miliona vjet. Megjithatë, ashtu siç jovertebrorët e Kambrianit nuk kanë paraardhës, ashtu dhe nuk ekziston asnjë lidhje kalimtare që provon se midis jovertebrorëve dhe peshqve ndodhi një evoluim. Duhet theksuar se jovertebrorët dhe peshqit kanë ndryshime strukturale mjaft të mëdha. Jovertebrorët e kanë skeletin të jashtëm, ndërsa peshqit janë vertebrorë që kanë skelet të brendshëm. Një evolucion i tillë gjigand duhet të ketë kërkuar për t'u plotësuar miliona hapa, të cilat duhet të pasqyrohen në miliona forma kalimtare që duhet t'i kenë pasur ato.
coelacanth, fosilcoelacanth, balıkçılarcanlı coelacanth, canlı balık
Një fosil kolekanthi 410 milionë vjeçar. Evolucionistët deklaronin se ai ishte forma kalimtare që përfaqsonte transformimin nga uji në tokë. Ekzemplarë të gjallë të këtij peshku janë kapur disa herëqe nga viti 1938, fakt që jep një shembull të mirë për spekulimet e evolucionistëve.
Evolucionistët kanë gërmuar në shtresat fosile për 140 vjet duke kërkuar këto forma të supozuara. Ata kanë gjetur miliona fosile jovertebrorësh dhe miliona fosile peshqish, por askush nuk ka gjetur qoftë edhe një formë të ndërmjetme midis tyre.
Një paleontolog evolucionist, Gerald T. Todd, e pranon këtë fakt në artikullin e titulluar "Evolucioni i mushkërive dhe peshqve kockorë".
Të tre nëndarjet e peshqve kockorë shfaqen në të dhënat fosile afërsisht në të njëjtën kohë. Ato janë morfologjikisht shumë divergjente si dhe janë shumë të koracuara. Cili qe fillimi i tyre? Çfarë i bëri ata të ndryshojnë kaq shumë? Si mundën të kenë koraca të rënda? Dhe, pse s'ka gjurmë të formave të ndërmjetme më të hershme?39
Pse Është I Pamundur Kalimi Nga Uji Në Tokë
Evolucionistët thonë se një ditë të bukur disa specie që jetonin në ujë, në një farë mënyre filluan të ecnin në tokë dhe u shndërruan në banore të tokës. Ka shumë fakte që e bëjnë këtë kalim të pamundur.
1. Pesha trupore:
Gjallesat ujore nuk e kanë problem peshën trupore gjatë lëvizjes. Por ato që banojnë në tokë harxhojnë 40% të energjisë së tyre vetëm për të lëvizur. Kështu, këto krijesa që pretendohet të kenë kaluar në tokë, duhet të kishin zhvilluar një sistem të ri muskulor dhe skeletor për t’iu përshtatur kushteve të reja të tokës, por kjo është e pamundur të ndodhë nga mutacione të rastësishme.
2. Ruajtja e temperaturës:
Në tokë temperatura mund të ndryshojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë. Gjallesat tokësore kanë një mekanizëm trupor që u përgjigjet këtyre ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Në ujë temperatura ndryshon ngadalë dhe jo në të njëjtën shkallë si në tokë. Një organizëm i gjallë që ka një sistem trupor të rre- gulluar sipas temperaturës konstante të ujit, duhet që ta modifikojë sistemin e tij mbrojtës për të siguruar minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i temperaturës në tokë. Eshtë budallallëk të thuash se peshqit e arritën këtë nga mutacione të rastësishme, sapo dolën në tokë.
3. Përdorimi i ujit:
Eshtë e domosdoshme për procesin e metabolizmit që uji, bile edhe lagështia, të përdoren me kursim për shkak të burimeve të pakta të ujit në tokë. P.sh. lëkura duhet të jetë e atillë që të lejojë humbjen e ujit në një masë të caktuar pa lejuar një avullim të lëngjeve në shkallë të gjerë. Prandaj, krijesat e tokës kanë sensin e etjes, diçka që krijesat e ujit nuk e kanë. Përveç kësaj lëkura e krijesave të ujit nuk është e përshtatshme për një ambjent pa ujë.
4. Veshkat:
Gjallesat e ujit mund të shkarkojnë lehtësisht materialet e padëshiruara, veçanërisht amoniakun, në trupin e tyre duke i filtruar ato, meqenëse gjendet ujë i bollshëm në ambjentin e tyre. Në tokë, uji duhet të përdoret me kursim. Kjo është arsyeja pse gjallesat banore të tokës kanë sistemin e veshkave. Falë këtyre veshkave, amoniaku magazinohet duke u shndërruar në ure, duke përdorur minimumin e sasisë së ujit gjatë daljes së tij. Për më tepër, sisteme të tjera janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e veshkave. Shkurt, për kalimin nga uji në tokë duhej që gjallesat patjetër të kishin veshka, të cilat duhet të ishin formuar menjëherë sapo ato të shkelnin në tokë.
5. Sistemi i frymëmarrjes:
Peshqit “marrin frymë” duke absorbuar oksi- gjenin e tretur në ujin që kalon në velëzat e tyre. Ata nuk mund të rrojnë më shumë se disa minuta jashtë ujit. Që të jetojnë në tokë, ata duhet të pajiseshin me mushkëri perfekte menjëherë.
Eshtë më shumë se e pamundur që të gjitha këto ndryshime kolosale të kenë ndodhur në të njëjtin organizëm në të njëjtën kohë, të gjitha rastësisht.
Skenari evolucionist shkon një hap më tej dhe thotë se peshqit, që evoluan nga jovertebrorët, u transformuan më vonë në amfibë. Por edhe kësaj thënieje i mungojnë provat. Nuk ekziston as edhe një fosil që vërteton se një gjallesë gjysmëpeshk-gjysmëamfib ka ekzistuar ndonjëherë. Ky fakt konfirmohet nga autoriteti i njohur evolucionist Robert L. Caroll, i cili është autori i librit "Paleontologjia vertebrore dhe evolucioni".
Ne nuk kemi fosile të ndërmjetme midis peshqve krosopterigë dhe amfibëve të hershëm.40Dy paleontologë evolucionistë, Colbert dhe Morales, thonë kështu për tre klasat bazë të amfibëve: bretkosat, salamandrat dhe amfibët pa këmbë:
Nuk ka prova që ndonjë amfib i erës Paleozoike të ketë karakteristikat që duhet të ketë një stërgjysh i përbashkët. Bretkosat, salamandrat dhe amfibët më të vjetër që njihen janë shumë të ngjashëm me pasardhësit e tyre që jetojnë sot.41
Breshkat Kanë Qenë Gjithmonë Breshka
 kaplumbağa fosili, fosil
Ashtu siç nuk mund të japë asnjë shpjegim për grupet bazë të gjallesave, si peshqit apo zvarranikët, teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë gjë edhe për origjinën e specieve brenda këtyre grupeve. P.sh. breshkat, të cilat janë zva- rranikë, shfaqen në të dhënat fosile krejt papritur me zhguallin e tyre unik. Le të ci- tojmë një burim evolucionist: “…nga mesi i Periudhës Triasike (rreth 175 000 000 vjet më parë) numri i tyre (breshkave) ishte i konsiderueshëm dhe ato kishin karakteristikat bazë të breshkave. Lidhjet midis breshkës dhe kotilosaurit, prej të cilit mendohet se kanë ardhur breshkat, mungojnë pothuajse krejtësisht.” (Enciklopedia Britanike, 1971, vol. 22, fq. 418)
Nuk ka asnjë ndryshim midis fosileve të breshkave  lashta dhe atyre të sotme. Pra, thjesht ato nuk kanë evoluar. Ato gjithmonë kanë qenë breshka, sepse ashtu janë krijuar. 
Një fosil breshke 100 milionë vjeçar: Asnjë ndryshim nga breshkat e sotme. (The Dawn of Life, Orbis Pub., London 1972)
Deri rreth 50 vjet më parë, evolucionistët mendonin se një krijesë e ti- llë ekzistonte me të vërtetë. Peshku i quajtur Kolekanth, që është vlerësuar të jetë 410 milionë vjeçar, është konsideruar si një formë kalimtare me mushkëri primitive, tru të zhvilluar, me sistem qarkullimi dhe tretjeje gati për të funksionuar në tokë. Bile edhe me një mekanizëm primitiv ecjeje. Këto interpretime anatomike ishin pranuar si të vërteta të pamohueshme nga qarqet shkencore deri në fund të viteve 1930.
Kolekanthi u paraqit si formë kalimtare që provonte kalimin evolutiv nga uji në tokë. Më 22 dhjetor 1938 një zbulim shumë interesant u bë në Oqeanin Indian. Një pjesëtar i gjallë i familjes Kolekanth, që më parë ishte paraqitur si formë kalimtare e zhdukur para 7 milionë vjetësh, u kap. Zbulimi i një prototipi Kolekanthi të gjallë qe padyshim një goditje e rëndë për evolucionistët. Paleontologu evolucionist J. L. B. Smith e ka komentuar këtë duke thënë se ai ishte po aq i çuditur sa do të ishte po të shihte një dinosaur duke ardhur në drejtim të tij42In the years to come, 200 coelacanths were caught many times in different parts of the world.
Kolekanthët e gjallë tregojnë sesa larg shkojnë evolucionistët me skenaret e tyre imagjinare. Në kundërshtim me thënien e evolucionistëve, Kolekanthët nuk kishin as mushkëri primitive e as tru të madh. Organi që evolucionistët pretendonin se ishte mushkëri primitive u zbulua se qe vetëm një qeskë yndyrore. Për më tepër, 43Kolekanthi, që u paraqit si "zva- rranik kandidat i përgatitur për të kaluar nga uji në tokë", është në të vërtetë një peshk që jeton në thellësi të oqeanit dhe që kurrë nuk ngjitet në the- llësi më të vogla se 180 metra nga sipërfaqja.44

Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve

Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve

Mushkëritë Speciale Të Zogjve
 kuş kanadı, güzel kuş kuş kanadı, güzel kuş
Anatomia e zogjve është krejt e ndryshme nga ajo e zvarranikëve, të cilët supozohen si paraardhësit e tyre. Mushkëritë e zogjve funksionojnë në mënyrë shumë të ndryshme nga gjallesat që jetojnë në tokë. Te kafshët që jetojnë në tokë procesi i frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes kryhet në të njëjtën enë frymëmarrjeje. Zogjtë, nga ana tjetër, kanë një sistem krejt të ndryshëm frymëmarrjeje; ajri hyn në mushkëri nga përpara dhe del nga prapa. Ky dizenjim kaq i ndryshëm gjendet vetëm te zogjtë, të cilët kanë nevojë për sasi të mëdha oksigjeni gjatë fluturimit. Eshtë e pamundur që një strukturë e tillë të evoluojë nga një mushkëri zvarraniku.
 omurgalı akciğeri, kuş akciğeri
Hava: Ajër
Alveol: Hojëz
Bronş: Bronke
Giriş: Hyrja
Çıkış: Dalja
Parabronş: Parabronke
Omurgalı Akciğeri: Mushkëritë e zvarranikëve
Kuş Akciğeri: Mushkëritë e zogjve
Sipas teorisë së evolucionit, jeta filloi dhe evoluoi në det e më pas u zhvendos në tokë nëpërmjet amfibëve. Ky skenar evolucionist supozon se amfibët, gjallesa që jetojnë në ujë dhe në tokë, evoluan në zvarranikë, gjallesa që jetojnë vetëm në tokë. Kjo është gjithashtu e pabesueshme për shkak të diferencave të mëdha strukturale midis këtyre dy klasave kafshësh.
P.sh. vezët e amfibëve janë të tilla që zhvillohen në ujë, ndërsa ato të zvarranikëve janë të tilla që zhvillohen në tokë. Një evoluim hap pas hapi i një amfibi është krejtësisht jashtë diskutimit, sepse pa vezë me karakteristikat e duhura nuk është e mundur që një specie të mbijetojë. Për më tepër, si zakonisht, s'ka prova për forma kalimtare që mendohet se mund të kenë lidhur amfibët me zvarranikët. Paleontologu evolucionist Robert L. Caroll, i cili është një autoritet i njohur i paleontologjisë vertebrore, ka pranuar se "zvarranikët e hershëm ishin shumë të ndryshëm nga amfibët dhe se stërgjyshërit e tyre nuk janë gjetur akoma".45
Megjithatë, skenari i pashpresë evolucionist akoma nuk ka mbaruar. Akoma mbetet për t'u zgjidhur çështja se si arritën zvarranikët të fluturojnë. Meqenëse evolucionistët besojnë se zogjtëm në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të kenë evoluar, ata pranojnë se zogjtë erdhën prej zvarranikëve.
Asnjë prej mekanizmave të zogjve (mekanizma që dallohen mirë nga mekanizmat e tjerë), të cilët kanë strukturë krejtësisht të ndryshme nga kafshët banuese në tokë, nuk mund të shpjegohen me evoluim gradual. Para së gjithash krahët, që janë një tipar shumë i veçantë i zogjve, janë problemi më i madh për evolucionistët. Një evolucionist turk, Engin Korur, dëshmon për pamundësinë e evoluimit të krahëve:
Tipari i përbashkët midis syve dhe krahëve është se ato mund të funksionojnë vetëm n.q.s. janë plotësisht të zhvilluar. Me fjalë të tjera, një sy gjysmë i zhvilluar nuk mund të shikojë, ndërsa një zog me krahë gjysmë të zhvilluar nuk mund të fluturojë. Se si u shfaqën këto organe mbetet akoma një prej mistereve të natyrës që ka nevojë për t'u ndriçuar.46
Pyetja se si struktura perfekte e krahëve erdhi në ekzistencë si rezultat i mutacioneve të njëpasnjëshme e të rastësishme mbetet plotësisht pa përgjigje. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar se si krahët e përparmë të zvarranikëve u shndërruan me anë të deformimit të kodit gjenetik (mutacioneve) në krahë që funksionojnë në mënyrë perfekte.
Për më tepër, pasja e krahëve nuk është e mjaftueshme që një organizëm që jeton në tokë të fluturojë. Gjallesat banore të tokës janë të privuar jo vetëm nga krahët, por edhe nga shumë mekanizma të tjerë strukturalë që zogjtë përdorin për të fluturuar. P.sh. kockat e zogjve janë shumë më të lehta se ato të gjallesave që banojnë në tokë. Mushkëritë e tyre funksionojnë në mënyrë krejt ndryshe. Ata kanë një sistem skeletor dhe muskulor të ndryshëm, si dhe një sistem qarkullimi shumë të veçantë. Këto karakteristika janë të nevojshme për fluturim, po aq sa edhe krahët. Të gjitha këto mekanizma duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë së bashku. Ato nuk mund të formohen gradualisht duke u akumuluar. Kjo është arsyeja që teoria që pohon se gjallesat e tokës evoluan në zogj është një budallallëk.
E gjithë kjo të sjell në mend një pyetje tjetër. E zëmë se e tërë kjo histori e pamundur është e vërtetë, atëherë pse evolucionistët nuk janë në gjendje të gjejnë fosile me krahë gjysmë të formuar apo fosile me një krah?

Një tjetër formë "kalimtare": Arkeopteriksi

archaeopteryx, ofpandasandpe
According to evolutionists, some small dinosaurs, such as Velociraptorsor Dromeosaurs, evolved by acquiring wings and then starting to fly. Thus, Archæopteryx is assumed to be a transitional form that branched off from its dinosaur ancestors and started to fly for the first time. This imaginary tale appears in almost all evolutionist publications.
Kur hapet dosja e formave kalimtare midis zvarranikëve dhe zogjve, evolucionistët do të thonë emrin e të vetmes gjallesë që përdorin për përgjigje. Ky emër është zogu Arkeopteriks, fosili i të cilit është gjetur dhe konsiderohet si një prej formave më të njohura të ashtuquajtura kalimtare, midis atyre pak formave të tilla që evolucionistët mbrojnë. Arkeopteriksi, që sipas evolucionistëve është stërgjyshi i zogjve modernë, ka jetuar 150 milionë vjet më parë. Teoria pretendon se disa dinosaurë të përmasave të vogla të quajtur Dromeosaurë evoluan duke fituar krahë dhe filluan të fluturojnë. Kështu, Arkeopteriksi është marrë si formë kalimtare që u shmang prej të parëve të tij, dinosaurëve dhe filloi të fluturojë për herë të parë.
Studimet e fundit për fosilet e Arkeopteriksit kanë provuar se kjo krijesë nuk është aspak formë kalimtare, por një lloj zogu me disa karakteristika të ndryshme nga zogjtë e sotëm.
Teza se Arkeopteriksi ishte gjysmë zog që nuk mund të fluturonte në mënyrë perfekte ishte mjaft popullore midis qarqeve evolucioniste deri pak kohë më parë. Mungesa e dërrasës së kraharorit në këtë krijesë, ose së paku mosqenia e saj në formën që e kanë zogjtë që fluturojnë, qe mbajtur si prova më e rëndësishme që ky zog nuk mund të fluturonte ashtu siç duhet. (Kjo kockë është vendi ku lidhen muskujt që përdoren për fluturim. Në ditët tona kjo kockë është vërejtur te të gjithë zogjtë që fluturojnë apo jo, bile ajo është observuar edhe te lakuriqët e natës që janë gjitarë dhe i përkasin një familjeje krejt të veçantë).
Në 1992 u zbulua fosili i shtatë i Arkeopteriksit, i cili i habiti evolucionistët. Arsyeja ishte se në këtë fosil dërrasa e kraharorit, e cila mendohej se mungonte te ky zog, ekzistonte. Ky zbulim është përshkruar kështu në revistën"Nature":
Mostra e shtatë e Arkeopteriksit e zbuluar së fundi ka një dërrasë kraharori të pjesshme këndrejtë, ekzistenca e së cilës dyshohej prej kohësh, por kurrë më parë nuk ishte faktuar. Kjo dëshmon për muskujt e tij të fortë të fluturimit.47
Ky zbulim zhvlerësoi qëndrimin se Arkeopteriksi ishte një gjysmë zog që nuk mund të fluturonte siç duhet.
Nga ana tjetër, struktura e pendëve të zogjve u bë një nga gjërat më të rëndësishme që vërteton se Arkeopteriksi ishte me të vërtetë një zog që fluturonte, në kuptimin e plotë të fjalës fluturim. Struktura asimetrike e pendëve të Arkeopteriksit nuk bën dallim nga ajo e zogjve të sotëm, duke treguar se ky zog mund të fluturonte mjaft mirë. Paleontologu i famshëm Carl O. Dunbar thotë: "Për shkak të pendëve të tij, Arkeopteriksi klasifikohet si zog." 48
Një tjetër fakt që tregohet nga struktura e pendëve të Arkeopteriksit është metabolizmi me gjak të ngrohtë i zogjve. Siç dihet, zvarranikët dhe dinosaurët janë kafshë me gjak të ftohtë që ndikohen nga ndryshimet e temperaturës së mjedisit ku jetojnë. Një funksion shumë i rëndësishëm i pendëve tek zogjtë është mbajtja ngrohtë e trupit. Fakti se Arkeopteriksi kishte pendë tregon se ai ishte me të vërtetë një zog me gjak të ngrohtë që kishte nevojë, ndryshe nga dinosaurët, ta mbante ngrohtë trupin e tij.
Pendët E Zogjve
Teoria e evolucionit, e cila thotë se zogjtë evoluan nga zvarranikët, është e paaftë të shpjegojë diferencat e jashtëzakonshme midis këtyre dy klasave të ndryshme. Në strukturën skeletore, sistemim e frymëmarrjes dhe metabolizmin me gjak të ngrohtë, zogjtë janë krejt të ndryshëm nga zvarranikët. Një tjetër veçori që formon një hendek të pakapërcyeshëm midis tyre janë pendët, të cilat kanë një formë tepër të veçantë.
Trupi i zvarranikëve është i mbuluar me luspa, ndërsa trupi i zogjve me pendë. Meqenëse evolucionistët i konsiderojnë reptilët paraardhës të zogjve, ata detyrohen të thonë se pendët e zogjve kanë rrjedhur prej luspave të zvarranikëve. Në fakt, nuk ka asnjë ngja- shmëri midis tyre. A. H. Brush, profesor i fiziologjisë dhe i neurobiologjisë nga univeristeti i Konektikut, e pranon këtë realitet, pavarësisht se ai vetë është evolucionit: “Të gjitha karakteristikat, që nga struktura dhe organizimi gjenetik e deri te zhvillimi, morfogjeneza dhe organizimi i indeve, janë të ndryshme (midis pendëve dhe luspave)”.1 Për më tepër prof. Brush ekzaminon strukturën proteinike të pendëve dhe deklaron se ajo është “unike për vertebrorët”.2
Nuk ka prova fosile për të provuar se pendët e zogjve evoluan prej luspave të zvarranikëve. Përkundrazi, “pendët shfaqen papritur në të dhënat fosile si një karakteristikë unike e pamohueshme, e cila i dallon krejtësisht zogjtë”.3 Përveç kësaj, te zvarranikët nuk është zbuluar asnjë strukturë epidermale që do të mund të siguronte origjinën e pendëve të zogjve.4
kuş kanadı, detaylı kanat resmi
Në 1996, paleontologët abuzuan me fosilet e ashtuquajtura “dinosaur me pendë” (Sinozauropteriks). Në 1997, u zbulua se këto fosile nuk kishin të bënin aspak me zogjtë dhe ato nuk ishin aspak si pendët e zogjve të sotëm.5
Nga ana tjetër, kur ne ekzaminojmë nga afër pendët e zogjve, gjendemi përballë një ndërtimi shumë kompleks, i cili nuk mund të shpjegohet me anë të ndonjë procesi evolutiv. Ornitologu i famshëm Alan Feduccia thotë se “Çdo veçori e pendëve ka funksione aerodinamike.” Ai më poshtë vazhdon: “Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si diçka e projektuar në mënyrë perfekte për fluturim të ishte shfaqur nga një nevojë tjetër në fillim.”6
Gjithashtu, ndërtimi i pendëve e detyroi Darvinin të mos i nënvleftësonte ato. Për më tepër, estetika perfekte e pendëve të palloit e bënte atë të ndihej i “sëmurë” (term i përdorur nga vetë ai). Në një letër që i shkroi Asa Gray në 3 prill 1860, ai thotë: “E mbaj mend mirë kohën kur të menduarit rreth syrit më bëri të dilnin djersë të ftohta, por me kohë e kalova këtë fazë.” Më poshtë ai vazhdon: “Dhe tani veçori të imta strukturore shpesh më fusin në siklet të madh. Pamja e pendëve të bishtit të palloit, sa herë që e shikoj, më bën të ndihem ‘i sëmurë’.7
Kur pendët e zogjve ekzaminohen nga afër, shihet se ato përbëhen nga mijëra fije të ngjitura me njëra-tjetrën me grepa.
1 A. H. Brush, "On the Origin of Feathers". Journal of Evolutionary Biology, Vol. 9, 1996, fq.132
2 A. H. Brush, "On the Origin of Feathers". fq. 131
3 Shih me siper.
4 Shih me siper.
5 "Plucking the Feathered Dinosaur", Science, Vol. 278, 14 nentor 1997, fq. 1229
6 Douglas Palmer, "Learning to Fly" (Review of The Origin of and Evolution of Birds by Alan Feduccia, Yale University Press, 1996), New Scientist, Vol. 153, mars, 1997, fq. 44
7 Norman Macbeth, "Darwin Retried: An Appeal to Reason", Boston, Gambit, 1971, fq. 101

Dhëmbët dhe kthetrat e Arkeopteriksit

Dy pika të rëndësishme mbi të cilat mbështeten evolucionistët kur pretendojnë se Arkeopteriksi është formë kalimtare, janë kthetrat në krahët e tij dhe dhëmbët.
Eshtë e vërtetë se Arkeopteriksi ka kthetra në krahët e tij dhe dhëmbë në gojë, por këto tipare nuk provojnë se kjo krijesë ka ndonjë lidhje me zvarranikët. Sot njihen dy lloje zogjsh që kanë kthetra në krahët e tyre për t'u kapur pas degëve të pemëve. Këto krijesa janë plotësisht zogj, pa asnjë karakteristikë zvarraniku. Kjo është arsyeja që nuk ka aspak bazë pohimi se Arkeopteriksi është formë kalimtare vetëm pse ai ka kthetra në krahë.
Edhe dhëmbët në sqepin e tij nuk tregojnë se ai është formë kalimtare. Evolucionistët qëllimisht mashtrojnë duke thënë se dhëmbët janë karakteristikë e zvarranikëve. Megjithatë, dhëmbët nuk janë karakteristikë tipike e zvarranikëve. Sot jetojnë zvarranikë që kanë dhëmbë, ashtu siç jetojnë edhe zvarranikë që nuk kanë dhëmbë. Për më tepër, Arkeopteriksi nuk është i vetmi zog që ka dhëmbë. Eshtë e vërtetë se zogj me dhëmbë nuk jetojnë sot, por kur shikon të dhënat fosile zbulon se jo vetëm në kohën e Arkeopteriksit dhe pas tij, por edhe pranë periudhës sonë ka ekzistuar një klasë e veçantë zogjsh që mund të klasifikohen si "zogj me dhëmbë".
Gjëja më e rëndësishme është se struktura e dhëmbëve të Arkeopteriksit dhe e zogjve të tjerë me dhëmbë është krejtësisht e ndryshme nga ajo e stërgjyshërve të tyre të supozuar, dinosaurëve. 49
Ornitologët (ornitologjia është degë e zoologjisë, e cila, merret me studimin e zogjve) e famshëm Martin, Stewrt dhe Watston vërejtën se Arkeopteriksi dhe zogj të tjerë me dhëmbë kanë dhëmbë me sipërfaqe të sipërme të sheshtë dhe me rrënjë të mëdha. Dhëmbët e dinosaurëve theropodë, paraardhësit e pretenduar të këtyre zogjve, janë me majë si sharrë dhe kanë rrënjë të ngushta.
archaeopteryx, fosil
1. Ekzistenca e pendëve dëshmon që ai ka qenë një krijesë fluturuese me gjak të ngrohtë.
2. Kockat janë me zgavra si te zogjtë e sotëm.
3. Ekzistenca e dhëmbëve nuk mund të merret si provë për lidhjen e tij me zvarranikët. Në të kaluarën kanë ekzistuar shumë specie zogjsh “me dhëmbë”.
4. Disa zogj sot kanë kthetra të tilla në krahët e tyre.
5. Ekzemplari i shtatë i Arkeopteriksit i zbuluar kohët e fundit ka një derrase kraharori, gjë që provon se ky zog kishte mukuj fluturimi të fuqishëm të ngjashëm me zogjtë e sotëm.

Kërkuesit kanë krahasuar kockat e nyjes së krahut të Arkeopteriksit me ato të paraardhësve të pretenduar, dinosaurëve dhe kanë parë se nuk gjendet asnjë ngjashmëri midis tyre.50
Studimet e anatomistëve si Tarsitano, Hecht dhe A. D. Walker treguan se "ngjashmëritë" midis kësaj krijese dhe dinosaurëve që pohoheshin se kishin ekzistuar nga John Ostrom, një autoritet i njohur që deklaron se Arkeopteriksi evoluoi nga dinosaurët, ishin në të vërtetë keqinterpretime.51
Të gjitha këto zbulime tregojnë se Arkeopteriksi nuk ishte lidhje kalimtare, por vetëm një zog që futet në kategorinë e "zogjve me dhëmbë".

Arkeopteriksi dhe fosilet e zogjve të tjerë të lashtë

Ndërsa evolucionistët për dekada e propagandonin Arkeopteriksin si evidencën më të madhe në evolucionin e zogjve, disa zbulime të fundit fosile e ndryshuan tërësisht skenarin e këtij evolucioni.
onfuciosornis, kuş fosili
Zogu i quajtur Konfusiusornis ka të njëjtën moshë me Arkeopteriksin.
Lianhai Hou dhe Zhonghe Zhou, dy paleontologë në Institutin Kinez të Paleontologjisë Vertebrore, zbuluan një fosil të ri zogu në 1995, të cilin ata e quajtën "Konfusiusornis". Ky zog kishte gati të njëjtën moshë si Arkeopteriksi (rreth 140 milionë vjeçar), por s'kishte dhëmbë në gojë. Përveç kësaj, sqepi dhe pendët e tij kishin disa karakteristika të zogjve të sotëm. Duke pasur të njëjtën strukturë skeletore si zogjtë e sotëm, ky zog kishte gjithashtu kthetra në krahët e tij, ashtu si Arkeopteriksi. Një strukturë e veçantë e quajtur "pigostil" që mbështeste pendët e bishtit ishte e pranishme te ky zog. Shkurt, ky zog, i cili ishte në një moshë me Arkeopteriksin (i konsideruar paraardhësi më i vjetër i të gjithë zogjve dhe i pretenduar si gjysmë zvarranik), dukej tamam si zogjtë e sotëm. Ky fakt i bën të pa- vlefshme të gjitha tezat evolucioniste që e mbajnë Arkeopteriksin si paraardhësin primitiv të të gjithë zogjve.52
Një tjetër fosil i nxjerrë në Kinë në nëntor 1996 shkaktoi akoma më shumë konfuzion. Ekzistenca e një tjetër zogu 130 milionë vjeçar i quajtur Liaoningornis u prononcua në revistën "Science" nga Hou, Martin dhe Alan Feduccia. Liaoningornis e kishte dërrasën e kraharorit, me të cilën lidhen muskujt e fluturimit, tamam si zogjtë modernë. Gjithashtu, ky zog ishte i padallueshëm nga zogjtë modernë edhe në aspekte të tjera. E vet- mja diferencë midis tyre ishte se ai kishte dhëmbë. Kjo gjë tregon se zogjtë me dhëmbë nuk kishin aspak, ashtu siç pretendojnë evolucionistët, një strukturë primitive. Kjo është thënë në artikullin "Nga erdhën zogjtë? Ky fosil tregon se zogjtë nuk kanë ardhur nga dinosaurët", në revistën "Discover".53
Këto fakte dhe një herë tjetër bëjnë të qartë se as Arkeopteriksi e as zogj të tjerë të lashtë të ngjashëm me të nuk ishin forma kalimtare. Fosilet nuk tregojnë se llojet e ndryshme të zogjve evoluan nga njëri-tjetri, përkundrazi të dhënat fosile provojnë se zogjtë e sotëm dhe zogjtë e lashtë, si Arkeopteriksi, jetuan së bashku në të njëjtën kohë. Disa lloje zogjsh si Arkeopteriksi dhe Konfusiusornis u zhdukën dhe vetëm një pjesë e specieve që ekzistonin mbijetuan deri më sot.
Shkurt, disa karakteristika të veçanta të Arkeopteriksit nuk tregojnë se kjo gjallesë është formë kalimtare. Stephan Jay Gould dhe Niles Eldredge, dy paleontologë të Harvardit dhe evolucionistë me famë, pranojnë se Arkeopteriksi është një gjallesë "mozaik" që ka karakteristika të ndryshme në formën e tij. Ai nuk mund të jetë kurrë formë kalimtare.56

Lidhja imagjinare zog - dinosaur

alan feduccia, hayali kuşProf. Alan Feduccia
Evolucionistët, të cilët përpiqen ta paraqesin Arkeopteriksin si formë kalimtare, thonë se zogjtë kanë evoluar nga dinosaurët. Një nga ornitologët më të famshëm në botë, Alan Feduccia nga universiteti i Karolinës së Veriut, kundërshton teorinë se zogjtë kanë lidhje me dinosaurët, megjithëse ai vetë është evolucionist. Për këtë gjë ai thotë:
Unë kam studiuar kafkat e zogjve për 25 vjet dhe nuk shoh ndonjë ngjashmëri... Origjina theropode (zvarranike) e zogjve, për mendimin tim, është ngatërresa më e madhe e paleontologjisë të shekullit XX.58
Larry Martin, specialist për zogjtë e lashtë, nga universiteti i Kansasit, gjithashtu hedh poshtë teorinë se zogjtë erdhën nga dinosaurët. Duke diskutuar për kontradiktat në të cilat bien evolucionistët për këtë çështje, Martin thotë:
T'ju them të vërtetën, n.q.s. unë do të mbështetja origjinën prej dinosauri të zogjve do të vihesha në siklet sa herë që do të duhej të ngrihesha e të flisja për këtë gjë.59
Për të bërë një përmbledhje, skenari i evolucionit të zogjve, i ngritur vetëm mbi bazën e Arkeopteriksit nuk është asgjë më tepër se produkt i paragjykimeve dhe i dëshirave të evolucionistëve.
Cila Është Origjina E Insekteve Fluturuese
Duke pohuar se dinosaurët u transformuan në zogj, evolucionistët mbështesin pohimet e tyre duke pretenduar se disa dinosaurë që lëviznin gjymtyrët e tyre të përparme sikur po fluturonin gjatë gjuetisë së insekteve, “arritën t’i shndërronin këto gjymtyrë në krahë për fluturim”, ashtu siç tregohet në pikturë. Duke mos pasur asnjë bazë shkencore dhe duke mos qenë gjë tjetër veçse një imagjinatë fëminore, kjo teori sjell me vete një kontradiktë logjike shumë të thjeshtë: shembulli i dhënë nga evolucionistët për të shpjeguar origjinën e fluturimit ka diçka që nuk shkon. Përpara se të përpiqen të shpjegojnë mënyrën se si dinosaurët arritën të fluturojnë, atyre u duhet të shpjegojnë se si arritën insektet të realizojnë fluturimin e tyre perfekt, i cili ka karakteristika shumë të veçanta; mjafton të përmendim se mesatarisht insektet fluturuese i rrahin krahët 500 herë në sekondë (në një kohë kur njeriu nuk mund t’i mbyllë sytë më shumë se 10 herë në sekondë). Jo vetëm kaq, por krahët e tyre lëvizin njëkohësisht, dhe çdo lëvizje e pasinkronizuar e krahëve do të çonte në humbjen e ekuilibrit, por kjo nuk ndodh kurrë. Biologu anglez Robin Wooton shkruan në artikullin me titull “Ndërtimi mekanik i krahëve të insekteve”:
“Sa më mirë që ne kuptojmë funksionimin e krahëve të insekteve aq më mahnitës, më i detajuar dhe më i bukur shfaqet ndërtimi i tyre. Zakonisht, strukturat dizenjohen në mënyrë të atillë që të kenë një shkallë deformimi sa më të ulët; ndërsa mekanizmat dizenjohen në mënyrë të atillë që komponentet e tyre të lëvizin në mënyra dhe drejtime të caktuara. Krahët e insekteve i kombinojnë këto dy veçori në një të vetme. Kjo arrihet duke përdorur komponente me rreze të lartë elasticiteti, të kombinuara në mënyrë elegante që të lejojnë deformimet e duhura në përgjigje të forcave të caktuara dhe të arrijnë efikasitetin maksimal në përdorimin e ajrit.”1
dinazor, sinek
Nga ana tjetër nuk gjendet asnjë fosil që të argumentojë evolucionin imagjinar të zogjve. Kjo është ajo që zoologu i dalluar francez Pierre Grasse do të thotë, kur shprehet: “Ne jemi në errësirë në lidhje me origjinën e insekteve.”2
Një shembull nga skenaret evolucioniste: Dinosaurët që u bënë me krahë, duke u përpjekur për të kapur insekte.

1 Robin J. Wooton, The Mechanical Desing of Insect wings (Ndërtimi mekanik i krahëve të insekteve), Scientific American, v. 263, nëntor 1990, fq. 120.
2 Pierre Grasse, Evolution of Living Organisms (Evolucini i organizmave të gjallë), New York, Aca- demic Press, 1977, fq. 30.

Origjina e gjitarëve

Ashtu siç e përmendëm më sipër, teoria e evolucionit propozon se disa krijesa imagjinare që dolën nga deti u transformuan në zvarranikë, të cilët nga ana e tyre u transformuan në zogj. Sipas të njëjtit skenar, zvarranikët janë paraardhësit jo vetëm të zogjve, por edhe të gjitarëve. Midis zvarranikëve, të cilët kanë luspa, gjak të ftohtë e riprodhohen me anë të vezëve dhe gjitarëve, të cilët kanë qime, gjak të ngrohtë e riprodhohen me lindje, ka diferenca tepër të mëdha strukturale.
Lakuriqët
 yarasa fosili, fosil
Evolucionistët propozojnë se të gjitha speciet e gjitarëve evoluan nga një paraardhës i përbashkët. Megjithatë ka diferenca gjigande midis specieve të ndryshme të gjitarëve si p.sh. arinjtë, balenat, minjtë dhe lakuriqët. Secila prej këtyre gjallesave ka sisteme specifike. P.sh. lakuriqët e natës janë krijuar me një sistem tepër të ndjeshëm ultratingujsh që i ndihmon ata të ndërtojnë hartën e ambientit ku ndodhen në mes të errësirës. Këto sisteme komplekse, të cilat teknologjia moderne nuk mund t’i imitojë, nuk mund të jenë shfaqur si pasojë e rastësisë. Të dhënat fosile gjithashtu tregojnë se lakuriqët erdhën në egzistencë në mënyrë të menjëherëshme me të njëjtat karakteristika të përsosura që kanë edhe sot, pa kaluar në ndonjë proces evolutiv.
Një fosil lakuriqi nate 50 milionë vjeçar: aspak i ndryshëm nga kolegu i tij modern. (Science vol. 154)
Një shembull konkret për ndryshimin e madh struktural midis zva- rranikëve dhe gjitarëve është ndryshimi i strukturës së nofullave të tyre. Nofulla e poshtme e gjitarëve përbëhet vetëm nga një kockë, në të cilën janë vendosur dhëmbët. Te zvarranikët ka tre kocka të vogla në të dy anët e nofullës. Një tjetër ndryshim bazë është se të gjithë gjitarët kanë tre kocka në veshin e mesëm, çekanin, kudhrën dhe yzengjinë. Te të gjithë zvarranikët ka vetëm një kockë në veshin e mesëm. Evolucionistët thonë se nofulla dhe veshi i mesëm i zvarranikëve evoluan gradualisht në nofullën dhe veshin e mesëm të gjitarëve. Pyetja pse ndodhi ky ndryshim mbetet pa përgjigje e, në mënyrë të veçantë, mbetet pa përgjigje pyetja se si një kockë evoluoi në një vesh me tre kocka dhe si procesi i të dëgjuarit vazhdoi të funksionote gjatë gjithë kohës së ndryshimit. Ndaj nuk është e çuditshme që nuk është gjetur qoftë edhe një fosil i vetëm që lidh zvarranikët me gjitarët.
Kjo është arsyeja që paleontologu evolucionist Roger Lewin u detyrua të thoshte: "Tranzicioni për te gjitari i parë është akoma enigmë."60
George Gaylord Simpson një prej autoriteteve më të mëdha evolucioniste dhe themeluesi e neo-Darvinizmit bën këtë koment për këtë fakt, i cili është tepër problematik për evolucionistët:
Ngjarja më problematike në historinë e jetës në tokë është ndryshimi ndërmjet Mesozoikut, erës së zvarranikëve dhe Kenozoikut, erës së gjitarëve. Eshtë njësoj sikur perdja të bjerë papritur në skenë ku të gjithë rolet kryesore luhen nga zvarranikët, veçanërisht nga dinosaurët, të cilët janë të pranishëm me një numër mjaft të madh dhe me varietete marramendëse, pastaj të ngrihet përsëri menjëherë dhe të paraqesë të njëjtën skenë e role, por tashmë me një ngjyrim tjetër, ngjyrim në të cilin dinosaurët janë zhdukur, zvarranikët e tjerë janë figurantë, ndërsa të gjitha rolet kryesore luhen nga gjitarë të llojeve të papërmendura në aktet paraprirëse."61
Për më tepër, kur gjitarët u shfaqën papritur, ata ishin shumë të ndryshëm nga çdo formë tjetër jete. Kafshë të tilla kaq të ndryshme, si lakuriqët e natës, kuajt, minjtë dhe balenat dolën të gjitha në të njëjtën periudhë gjeologjike. Vendosja e një lidhjeje evolutive midis tyre është e pamundur edhe në mënyrë imagjinare. Zoologu evolucionist R. Erik Lombard ka shkruar kështu në një artikull në revistën "Evolution":
Ata që kërkojnë informacion specifik të dobishëm për ndërtimin e filogjenezës të gjitarëve do të zhgënjehen.62
Të gjitha këto tregojnë se të gjitha gjallesat u shfaqën në tokë në mënyrë të menjëherëshme dhe plotësisht të formuara pa pasur ndonjë proces evolutiv. Kjo është provë konkrete e faktit se gjallesat u krijuan. Evolucionistët përpiqen të interpretojnë faktin se gjallesat erdhën në ekzistencë në një radhë të caktuar si një fakt të pranuar të evolucionit. Radha sipas së cilës u shfaqën gjallesat është RADHA E KRIJIMIT, sepse është krejtësisht e pamundur të flasësh për një proces evolutiv. Oqeanet dhe toka u mbushën me gjallesa që u krijuan nga Krijuesi, i Cili krijoi më pas edhe njeriun. Krejt në kundërshtim nga historia e njeriut-majmun që u imponohet njerëzve me një propagandë mediash intensive, njeriu, ashtu si edhe kafshët, u shfaq në tokë papritur dhe plotësisht i formuar.
Miti I Evolucionit Të Kalit
güzel at, at arageçiş formu
There are breeds of horse of different sizes on Earth. The "evolution of the horse" sequence is nothing more than fossils belonging to these different breeds and certain other mammals being set out one behind the other.
Deri vonë, një sekuencë imagjinare e supozuar se tregonte evolucionin e kalit është paraqitur si provë shumë e rëndësishme fosile për teorinë e evolucionit. Sot shumë evolucionistë pranojnë se skenari i evolucoinit të kalit ka marrë fund. Evolucionisti Boyce Rensberger, tha në prani të 150 evolucionistëve, në një simpo- zium katër ditor mbi problemet e teorisë së evolucionit gradual, të mbajtur në 1980 në Chicago, se skenari i evolucionit të kuajve nuk ka bazë në të dhënat fosile dhe se nuk është vërejtur ndonjë proces evolutiv që të tregojë evolucionin gradual të kuajve.
 Shembulli i trajtuar gjerësisht për evolucionin e kuajve që sugjeron një kalim gradual nga një krijesë katërgishtore me madhësinë e dhelprës që jetonte afërsisht 50 milionë vjet më parë te kali i sotëm me një thundër, dihej prej një kohe të gjatë se ishte i gabuar. Në vend të ndryshimit gradual, fosilet e supozuara si të ndërmjetme shfaqen plotësisht të dalluara mirë nga njëra-tjetra, krejtësisht të pandryshuara e pastaj zhduken. Format kalimtare nuk njihen.1
 Paleontologu i famshëm Kolin Peterson, drejtor i Muzeut të Historisë së Natyrës në Angli, ku janë paraqitur skemat e “evolucionit të kuajve” ka thënë si më poshtë për këto skema që akoma i serviren publikut:
 Ka pasur versione të ndryshme, njëri më me fantazi se tjetri, për natyrën se si ajo histori [e jetës] është në të vërtetë. Shembulli më i famshëm, akoma i ekspozuar poshtë, është evolucioni i kuajve i përgatitur ndoshta 50 vjet më parë. Kjo gjë është trajtuar si e vërtetë në shumë libra. Tani mendoj se ajo është diçka që nuk shkon fare, veçanërisht kur vetë njerëzit që propozuan skenare të tilla e kuptojnë natyrën e tyre spekulative. 2
Atëherë, cilat janë bazat për evolucionin e kuajve? Ky skenar është formuluar në bazë të paraqitjeve grafike të manipuluara me anë të rregullimit, sipas imagjinatës së shfrenuar evolucioniste, të sekuencave të fosileve të specieve të veçanta që kanë jetuar në periudha mjaft të ndryshme në Indi, Afrikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Evropë. Ka më shumë se 20 grafikë të evolucionit të kuajve të propozuar nga kërkues të ndryshëm. Evolucionistët nuk kanë arritur të bien dakord për problemin e këtyre pemëve familjare (të evoluimit të kuajve), të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëratjetra. E vetmja pikë e përbashkët e tyre është ideja se një krijesë me përmasat e qenit e quajtur Eohipus, që ka jetuar në periudhën Eocene 55 milionë vjet më parë, është paraardhësi i kalit (Ekus). Por lidhjet nga Eohipus deri tek Ekus thjesht nuk ekzistojnë.
güzel at, at arageçiş formu

 Shkencëtari evolucionist, Gordon Taylor, shpjegon këtë të vërtetë në librin e tij “Misteri i madh i evolucionit”:
 Por ndoshta dobësia më serioze e Darvinizmit është dështimi i paleontologëve në gjetjen e sekuencave të organizmave që demonstrojnë bindshëm ndryshime të mëdha evolutive. Kali shpesh citohet si shembulli i vetëm për këtë gjë, por e vërteta është se rruga nga Eohipus tek Ekus është shumë e paqëndrueshme. Evolucionistët pohojnë se është provuar një rritje e vazhdueshme në përmasa, por në të vërtetë disa hallka të ashtuquajtura kalimtare janë më të vogla se vetë Eohipus, jo më të mëdha. Pjesë nga burime të ndryshme mund të bashkohen për të dhënë një sekuencë bindëse, por nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë se ato kanë qenë vendosur në të njëjtën mënyrë me kalimin e kohës.3
 Të gjitha këto fakte janë prova të forta që tregojnë se grafikët e evolucionit të kuajve, të cilat paraqiten si evidencat më të forta të evolucionit, nuk janë gjë tjetër veçse përralla të sajuara nga imagjinata e njerëzve që shikojnë ëndrra me sy hapur.

1 Bis Rensberger, Houston Chronicle, 5 nëntor 1980, fq. 15.
2 Kolin Peterson, Harper’s, shkurt 1984, fq. 60.
3 Gordon Taylor, “Misteri i madh i evolucionit”, Abacus, Sphere Books, London, 1984, fq. 234.