17 Mart 2016 Perşembe

Parathenie: Përse teoria e evolucionit?

Parathenie: Përse teoria e evolucionit?

Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.
Kjo filozofi është "materializmi", e cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.
Dëmet e materializmit nuk janë të kufizuara vetëm në nivelin e individit. Materializmi gjithashtu kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria e të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandje- shme që tregon kujdes vetëm për materien. Për shkak se anëtarët e kësaj shoqërie kurrë nuk mund të kenë mendime idealiste si patriotizmi, dashuria për njerëzit, drejtësia, besnikëria, ndershmëria, sakrifica, nderi, morali i mirë etj., rendi social i vendosur nga këta individë është i destinuar të rrënohet shumë shpejt. Për këto arsye materializmi është një nga kërcënimet më të mëdha për vlerat bazë të rendit politik dhe social të një kombi.
das kapital, markskarl marks, das kapital
Karl Marksi ka bërë të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati për Darvinin, kjo gjë duket në faktin që ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur. Në botimin gjermanisht të librit, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”
Një tjetër anë negative e materializmit është struktura e tij e përbërë prej ideologjive divergjente dhe anarkiste që synojnë përjetësinë e shtetit dhe popullit. Komunizmi, më i spikaturi ndërmjet këtyre ideologjive, është rezultat politik natyral i filozofisë materialiste.
Teoria e evolucionit përbën të ashtuquajturat baza shkencore të materializmit mbi të cilat varet ideologjia komuniste. Duke marrë teorinë e evolucionit si pikë referimi, komunizmi kërkon të justifikojë veten dhe ta paraqesë ideologjinë e tij si diçka të njohur dhe të saktë. Kjo është arsyeja pse babai i komunizmit, Karl Marksi, shkroi për librin e Darvinit, "Origjina e Llojeve", i cili hedh bazat e teorisë së evolucionit, se "ky është libri që për- mban bazat e historisë së natyrës për pikëpamjet tona."
Në fakt, mendimet materialiste të çdo lloji, më të shquarat prej të cilave janë idetë marksiste, janë rrëzuar krejtësisht për shkak se teoria e evolucionit, që është dogmë e shekullit XIX, mbi të cilën mbështetet materiali- zmi është zhvlerësuar totalisht nga zbulimet e shkencës bashkëkohore. Mosprovimi dhe mosvërtetimi i hipotezave materialiste që njohin ekzistencën vetëm të materies demonstron se qeniet janë prodhim i krijimit të Një Krijuesi.
Qëllimi i këtij libri është të paraqesë faktet shkencore që refuzojnë në të gjitha fushat teorinë e evolucionit dhe të informojë njerëzit për qëllimin e vërtetë të kësaj të pseudo-shkence, e cila në të vërtetë është mashtrim.1
Duhet theksuar se evolucionistët nuk kanë çfarë përgjigje të japin për librin që ju jeni duke lexuar, madje ata as nuk do të përpiqen ta bëjnë këtë, sepse e dinë që një veprim i tillë thjesht do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se evolucioni është një gënjeshtër e qartë.

Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet

Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet

Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike. Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën maskën e shkencës. P.sh. megji- thëse ata e dinë se ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers dhe në organizmat e gjallë është rezultat i rastësisë.
Biologë të tillë e kuptojnë me lehtësi faktin se ekziston një harmoni e paimagjinueshme në një proteinë, e cila është njësia bazë e jetës dhe se nuk ka mundësi që ajo të formohej rastësisht, megjithatë ata këmbëngulin se kjo proteinë erdhi në ekzistencë rastësisht në kushtet fillestare tokësore, miliarda vjet më parë. Ata nuk ndalojnë këtu, thonë gjithashtu pa hezitim se jo vetëm një, por miliona proteina u krijuan nga rastësia dhe pastaj çuditërisht u bashkuan për të krijuar qelizën e parë të jetës. Për më tepër, ata mbrojnë pikëpamjet e tyre me një këmbëngulje të verbër e të padrejtë. Këta persona janë shkencëtarët "evolucionistë".
N.q.s. të njëjtët shkencëtarë do të shikonin tre tulla të vendosura për së gjati mbi njëra-tjetrën ata kurrë nuk do të supozonin se këto tulla janë prodhuar rastësisht e pastaj, përsëri rastësisht, janë vendosur mbi njëra-tjetrën. Në të vërtetë kushdo që do të mendonte një gjë të tillë do të konsiderohej me të meta mendore.
Si është e mundur që njerëzit, të cilët vlerësojnë ngjarjet e zakonshme në mënyrë racionale, të adoptojnë një qëndrim iracional kur është fjala për vetë ekzistencën e tyre?
Eshtë e pamundur të thuhet se ky qëndrim mbahet në emër të shkencës. Shkenca kërkon marrjen në konsideratë të të dy alternativave sa herë që ka të tilla për një çështje të caktuar dhe, n.q.s. mundësia e njërës prej tyre është mjaft e vogël p.sh. vetëm një përqind, atëherë mendimi racional dhe shkencor është të konsiderohet si e vlefshme alternativa tjetër që ka mundësi nëntëdhjetë e nëntë përqind.
Le të vazhdojmë më tej, duke pasur parasysh këtë gjykim shkencor. Ekzistojnë dy pikëpamje në lidhje me mënyrën se si u shfaqëm në tokë. E para është se të gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Allahu me të njëjtën strukturë komplekse që kanë tani. E dyta është se jeta u krijua rastësisht; kjo është edhe thënia e teorisë së evolucionit.
Kur shikojmë të dhënat shkencore, p.sh. ato të biologjisë molekulare, vëmë re që nuk ka asnjë lloj mundësie që një qelizë e vetme – apo qoftë edhe vetëm një prej miliona proteinave që gjenden në qelizë – të ketë ar- dhur në ekzistencë rastësisht, siç deklarojnë evolucionistët. Ashtu siç do ta ilustrojmë dhe në kapitujt e mëposhtëm, llogaritjet e probabilitetit e vërtetojnë këtë të vërtetë pa më të voglin dyshim. Kështu, pikëpamja evolucioniste për shfaqjen e jetës ka probabilitetin "zero" për të qenë e vërtetë. Kjo do të thotë se pikëpamja e parë ka probabilitetin "njëqind përqind" që të jetë e vërtetë. Pra, jeta ështëkrijuar. Të gjitha gjallesat u sollën në jetë nga Krijuesi, i Cili bën çdo gjë dhe di çdo gjë. Ky realitet nuk është thjesht bindje personale, ai është i vetmi konkluzion logjik ku shkenca dhe arsyeja e çojnë njeriun.
Në këto rrethana shkencëtarët tanë "evolucionistë" duhet t'i tërheqin mbrapsht thëniet e tyre dhe të bashkohen me ne rreth këtij fakti, i cili është sa i qartë aq dhe i vërtetuar. Në rast të kundërt, do të thotë se ata janë duke sakrifikuar shkencën në interes të filozofisë, ideologjisë dhe dogmës së tyre. Ata nuk mund të jenë shkencëtarë të vërtetë.

Materializmi i verbër

Filozofia materialiste, e cila deklaron se materia ka ekzistuar gjithmonë dhe se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies, e konsideron teorinë e evolucionit si bazën e saj shkencore. Si e tillë, kjo teori mbrohet verbërisht për të ruajtur të pacënuar filozofinë materialiste. Kjo gjë duket qartë kur fjala e fundit e shkencës së shekullit XX hedh poshtë pikëpamjet evolucioniste duke i bërë ato të pavlefshme. Më poshtë, për të demonstruar gjykimin e shtrembër dhe keqinterpretimet, në të cilat të çon mbrojtja me devotshmëri e teorisë së evolucionit, po përmendim disa rreshta të shkruar nga një biolog evolucionist turk. Ky shkencëtar diskuton rreth probabilitetit të formimit të rastësishëm të Citokromit-C, i cili është një nga enzimat më të domosdoshme të jetës, duke thënë:
Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.2
bilim adamı, michale behe
Michael Behe: “Një heshtje e pazakontë rrethon kompleksitetin e qelizës.”
Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pak më parë përmendëm se sipas rregullave të shkencës kur ka dy alternativa për shpjegimin e një ngjarjeje dhe probabiliteti i ndodhjes së njërës prej tyre është zero, atëherë nuk ka dyshim se alternativa tjetër është ajo e sakta. Por dogma materialiste e ndalon pranimin e Krijuesit. Ky ndalim e ka shtyrë këtë shkencëtar – dhe shumë të tjerë që besojnë të njëjtën dogmë – të pranojë të bëjë deklarime që janë krejtësisht në kundërshtim me arsyen.
Pikëpamjet e dogmës materialiste janë arsyet që shumë emra të njohur të komunitetit shkencor janë ateistë. Ata që e çlirojnë veten nga kurthi i kësaj magjepsjeje dhe mendojnë lirisht nuk hezitojnë të pranojnë ekzistencën e Krijuesit. Biokimisti amerikan Dr. Michael J. Behe, një prej emrave të njohur që mbështesin teorinë e"dizenjimit inteligjent", e cila kohët e fundit është bërë mjaft e pranuar, i përshkruan kështu shkencëtarët që kundërshtojnë krijimin e organizmave:
Në katër dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Kjo ka kërkuar dhjetra mijëra njerëz që i kanë dedikuar pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së lodhshme në laborator… Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të studiuar qelizën – për të hetuar jetën në nivel molekular – është një thirrje e fortë dhe e qartë, "krijim!". Rezultati është kaq i qartë dhe kaq kuptimplot saqë duhet konsideruar si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e shkencës… Në vend të heshtjes së turpshme që rrethon kompleksitetin e qelizës, përse komuniteti shkencor nuk pranon zbulimin e tij shokues? Përse observimi i krijimit trajtohet me doreza? Dilema është se n.q.s. pranohet dizenjimi inteligjent (krijimi), atëherë pranohet ekzistenca e Zotit.
Kjo është kategoria e shkencëtarëve evolucionistë ateistë që ju shikoni në televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Të gjitha kërkimet shkencore u tregojnë atyre ekzistencën e Krijuesit, megjithatë ata vazhdojnë të mohojnë dhe të jenë të verbër e të pandjeshëm, për shkak të edukimit materialist me të cilin ata janë ushqyer.
bilim adamı, richard dawkins
Richard Dawkins, gjithmonë i zënë duke propaganduar teorinë e evolucionit.
Kjo është kategoria e shkencëtarëve evolucionistë ateistë që ju shikoni në televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Të gjitha kërkimet shkencore u tregojnë atyre ekzistencën e Krijuesit, megjithatë ata vazhdojnë të mohojnë dhe të jenë të verbër e të pandjeshëm, për shkak të edukimit materialist me të cilin ata janë ushqyer. Njerëzit që nuk përfillin provat e qarta të Krijuesit bëhen krejt të pandjeshëm. Të mbërthyer nga një vetësiguri e rreme e shkaktuar nga pandjeshmëria, ata mund të shkojnë deri atje sa të konsiderojnë një absurditet si një virtyt. 5
Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:
"Edhe sikur t'u zbrisnim atyre engjëjt, apo t'u flisnin të vdekurit, apo të mblidhnim para syve të tyre çdo gjë, ata nuk kishin për të besuar vetëm nëse do të dëshironte Allahu, por shumica e tyre injorojnë (të vërtetën)." (El-En'am: 111)
Ashtu siç e bën të qartë ky ajet, mendimi dogmatik i evolucionistëve nuk është një mënyrë mendimi origjinal. Në fakt, ajo që pretendojnë shkencëtarët evolucionistë, nuk është një mendim shkencor modern, por një injorancë e trashëguar nga komunitetet më të pacivilizuara pagane.
E njëjta filozofi përshkruhet në një ajet tjetër në Kuran:
"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht në të, ata vetëm do të thonin: "Sytë tanë po na mashtrojnë. Jo, ne jemi magjepsur." (El-Hixhr: 14-15)

Indoktrinimi masiv evolucionist

Siç u tregua në ajetet e cituara më sipër një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj "magjie" që i pengon ata të arsyetojnë. Eshtë e njëjta "magji" që përhap në të gjithë botën pranimin e teorisë së evolucionit. Kjo "magji" ndodh për shkak të indoktrinimit. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi kaq intensiv për saktësinë e teorisë së evolucionit saqë ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe bën të paaftë aftësinë e gjykimit. Kështu, truri duke qenë nën një indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin jo siç është, por ashtu siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet në shembuj të tjerë. P.sh. nëse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinë. Ai mendon se kjo gjë është shumë logjike dhe racionale, sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj. Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të psikologjisë e psikiatrisë.
icons of evolution, jonathan wells
Icons of Evolution, by Jonathan Wells
Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që bazohet mbi të i janë imponuar masës me anë të këtyre metodave indoktrinimi. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit në media, burime akademike dhe platforma "shkencore" nuk arrijnë të kuptojnë se pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes. I njëjti indoktrinim është i vlefshëm edhe për shkencëtarët. Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamjen materialiste gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo "magji" shumë shkencëtarë evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX, të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.
Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të jenë evolucionistë dhe materialistë. Në vendet perëndimore një shkencëtar duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike apo të botojë artikujt e tij në revistat shkencore. Pranimi i drejtpërdrejtë i evolucionit është kushti numër një. Ky sistem i çon këta shkencëtarë kaq larg, saqë harxhojnë gjithë jetën dhe karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme.
Ky është realiteti që fshihet pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës". Evolucioni mbahet i gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik. Shumë pak shkencëtarë që e njohin këtë fakt mund të rrezikojnë të thonë të vërtetën.
Në këtë libër ne do të paraqesim zbulimet e shkencës bashkëkohore që kanë çuar në shkatërrimin e besimit evolucionist dhe në nxjerrjen në pah të provave të qarta për ekzistencën e Allahut. Lexuesi do të jetë dëshmitar se teoria e evolucionit është në fakt një mashtrim, një mashtrim që është përgënjeshtruar nga shkenca në çdo hap, por që mbahet i gjallë për të fshehur faktin e krijimit. Shpresojmë që lexuesi të çlirohet nga "magjia" evolucioniste, e cila errëson mendjet e njerëzve e shkatërron aftësinë e tyre për të gjykuar dhe të reflektojë seriozisht për atë që po lexon në këtë libër.
N.q.s. ai do të jetë në gjendje të heqë qafe këtë magji dhe të mendojë lirshëm pa paragjykime, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën. Kjo e vërtetë e pashmangshme, e vërtetuar nga shkenca moderne në të gjitha aspektet e saj, është se gjallesat erdhën në ekzistencë jo rastësisht, por si rezultat i krijimit.

Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë

Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë

Rrënjët e mendimit evolucionist, si një besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e krijimit, shtrihen deri në lashtësi. Shumica e filozofëve paganë të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit. Po të shikojmë historinë e filozofisë do të vëmë re se ideja e evolucionit përbën boshtin e shumë filozofive pagane.
Rolin stimulues për lindjen dhe zhvillimin e shkencës nuk e ka luajtur kjo filozofi, por besimi në Zot. Shumica e njerëzve që kanë qenë pionierë të shkencës besonin në ekzistencën e Zotit dhe me studimin e shkencës ata kërkonin të zbulonin universin që Ai kishte krijuar dhe të perceptonin e njihnin ligjet që Ai kishte vendosur. Astronomët si Leonardo da Vinçi, Koperniku, Kepleri, Galileo, babai i paleontologjisë Kuvier, babai i botanikës dhe zoologjisë Linnaues, Isak Njutoni, i cili vlerësohet si "shkencëtari më i madh që ka jetuar ndonjëherë", të gjithë studionin shkencën jo vetëm duke besuar në ekzistencën e Zotit, por edhe se i gjithë universi erdhi në ekzistencë si rezultat i krijimit të Tij. Albert Ajnshtajni që konsiderohet gjeniu më i madh i kohës sonë, ishte një tjetër shkencëtar i shquar që besonte në Zot. Ai ka thënë: Unë nuk mund ta imagjinoj një gjeni shkence pa këtë besim të thellë. Situata mund të përshkruhet kështu: "Shkenca pa fe është sakate." 7
Një nga zbuluesit e fizikës moderne, gjermani Max Planck, ka thënë se kushdo që studion shkencën seriozisht duhet të lexojë në derën e tempullit të shkencës shprehjen: "Kini besim". Besimi është një cilësi e domosdoshme e shkencëtarit. 8
Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta materialiste dhe u bë mjaft e përhapur në shekullin XIX. Ashtu siç kemi treguar më parë, materializmi kërkon të shpjegojë natyrën nëpërmjet fokusit material. Meqenëse ai që në fillim mohon krijimin, ai pohon se çdo gjë, e gjallë apo jo, është shfaqur pa krijim, si rezultat i një rastësie që kërkonte kushte të caktuara. Megjithëse mendja njerëzore është aq e aftë sa të kuptojë ekzistencën e një vullneti organizues sa herë që ndesh rregull dhe organizim, filozofia materialiste, që është në kundërshtim me këtë karakteristikë bazë të mendjes njerëzore, prodhoi "teorinë e evolucionit" në mesin e shekullit XIX.

Imagjinata e Darvinit

charles darwin, evrim Charles Darwin
Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist amator anglez, «arls Robert Darvin. Darvini kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspeditë me anijen Bigëll që u nis nga Anglia në 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemikë) që pa në ishujt Galapagos. Ai mendoi se ndryshimi i sqepave të tyre ishte shkaktuar nga nevoja e tyre për t'u për- shtatur me kushtet e jetesës. Me këtë ide në mendje ai supozoi se origjina e jetës dhe llojeve gjendej në konceptin e "përshtatjes me ambientin". Sipas Darvinit, llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore.
Hipotezat e Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment. Më vonë ai i ktheu ato në teori me mbështetjen dhe inkurajimin e disa biologëve materialistë të kohës së tij. Ideja ishte se individët që përshtateshin me kushtet ku jetonin i transmetonin këto përshtatje në mënyrën më të mirë te gjeneratat pasardhëse. Këto cilësi të përmirësuara u akumuluan me kalimin e kohës dhe e transformuan individin në një lloj të ri krejtësisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij (origjina e këtyre "cilësive të përmirësuara" ishte e panjohur në atë kohë). Sipas Darvinit, njeriu ishte hallka më e zhvilluar e zinxhirit të këtij mekanizmi.
Darwin's hypothesis was not based on any scientific discovery or experiment; in time however he turned it into a pretentious theory with the support and encouragement he received from the widely known materialist biologists of his time. The idea was that the individuals that adapted to the habitat in the best way transferred their qualities to subsequent generations; these advantageous qualities accumulated in time and transformed the individual into a species totally different from its ancestors.
Darvini e quajti këtë proces "evolucioni nëpërmjet seleksionimit natyror". Ai mendoi se kishte zbuluar origjinën e llojeve: Origjina e një lloji ishte një lloj tjetër. Ai i publikoi këto pikëpamje në librin e tij "Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror" në 1859.
Darvini e dinte mirë se kjo teori kishte shumë mangësi. Ai e tregon vetë këtë, në këtë libër në kapitullin "Vështirësitë e Teorisë". Këto vështirësi së pari konsistonin në të dhënat fosile, në organet komplekse të gjallesave që nuk mund të shpjegoheshin me rastësinë (p.sh. syri) dhe në instiktet e jetës. Darvini shpresonte se këto vështirësi do të kapërceheshin nga zbulimet e reja, megjithatë kjo nuk e ndaloi atë për të formuluar një numër shpjegimesh të pasakta për disa prej tyre. Fizikanti amerikan Lipson ka bërë komentin e mëposhtëm për "Vështirësitë e Darvinit":
Kur lexova Origjinën e Llojeve vura re se vetë Darvini ishte shumë më pak i si- gurtë nga ajo që prezantohej; p.sh. vetë kapitulli i titulluar "Vështirësitë e Teorisë" paraqet dyshime të konsiderueshme. Si fizikant, në mënyrë të veçantë, unë u ndjeva i çorientuar nga komenti i tij se si duhet të ishte zhvilluar syri. 10
Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark11Sipas Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluan. P.sh. gjirafat evoluan nga antilopat, si kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë, duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e përdori "tezën e kalimit të veçorive të fituara" të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.
Por të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive dhe në një nivel shumë të papërshtatshëm. Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre duhet të mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës.
Niveli Primitiv I Shkencës Në Kohën E Darvinit
ilkel mikroskop, basit mikroskop
Studimet e hollësishme për qelizën u bënë të mundura nëpërmjet mikroskopit elekronik. Në kohën e Darvinit me mikroskopin primitiv që shihet në figurë, ishte e mundur që të shihej vetëm sipërfaqja e jashtme e qelizës.
hücre içi, kompleks hücre
Kur Darvini hodhi supozimet e tij, disiplinat e Gjenetikës, Mikrobiologjisë dhe Biokimisë nuk ekzistonin. N.q.s. ato do të ishin zbuluar para se Darvini të parashtronte supozimet e tij, ai mjaft lehtë do të kuptonte se teoria e tij ishte krejtësisht joshkencore dhe nuk do të ishte përpjekur për ta zhvilluar atë. Informacioni që përcakton një specie është i vendosur në gjene dhe është e pamundur për seleksionimin natyror të prodhojë specie të reja nëpërmjet ndryshimit të informacionit në gene.
elektron mikroskop, biyolog
Bota e shkencës në atë kohë kishte njohje të pjesshme për strukturën dhe funksionet e qelizës. N.q.s. Darvini do të kishte pasur mundësinë të vëzhgonte qelizën në mikroskopin elektronik, ai do të kishte qenë dëshmitar i strukturës së jashtëzakonshme dhe të komplikuar të organeleve të qelizës. Ai do të kishte parë me sytë e tij se ky sistem mjaft i komplikuar nuk do të mund të kishte ardhur në ekzistencë si pasojë e ndryshimeve të vogla. N.q.s. ai do të dinte diçka për Biomatematikën, ai do të kuptonte se as edhe një molekulë proteine, e aq më pak një qelizë, nuk do të kishte ardhur në ekzistencë rastësisht.
Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në 1865. Jo shumë i dëgjuar deri në fund të shekullit, zbulimi i Mendelit mori rëndësi të veçantë në fi llimin e viteve nëntëqind. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës. Më pas, u zbulua struktura e gjeneve dhe kromozomeve. Zbulimi, në 1950, i ADN-së, e cila mban informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë. Arsyeja ishte kompleksiteti i pabesueshëm i jetës dhe pavlefshmëria e mekanizmave të evolucionit të propozuar nga Darvini.
Këto zbulime rezultuan në hedhjen e teorisë së evolucionit në koshin e plehrave të historisë. Megjithatë, qarqe të caktuara insistuan në riparaqitjen, rimodulimin dhe ringritjen në nivele "shkencore" të kësaj teorie. Për- pjekje të tilla nga këto qarqe marrin kuptim vetëm n.q.s. kuptojmë se pas teorisë së evolucionit nuk shtrihen mendime korrekte shkencore, por që- llime ideologjike.

Përpjekjet e dëshpëruara të neo-Darvinizmit

Teoria e Darvinit ra në krizë të thellë për shkak të zbulimit të ligjeve të gjenetikës në çerekun e parë të shekullit XX. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t'i mbesnin besnik Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim të organizuar nga "George Society of America" në 1941. Gjenetistët G. Ledyard Stebbins dhe Theodosius Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glenn L. Jepsen dhe gjenetistët matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund ranë dakord për mënyrën se si do të "meremetohej" Darvinizmi.
Kuadri u fokusua në çështjen e origjinës së ndryshimeve të dobishme, e cila supozohej se shkaktonte evoluimin e gjallesave, pro- blem të cilin Darvini ishte i paaftë ta shpjegonte dhe thjesht u përpoq ta anashkalonte duke u mbështetur tek Lamarku. Tani idea ishte "mutacione të rastësishme". Ata e emërtuan këtë teori "Teoria Moderne Përmble- dhëse Evolucioniste", e cila u formulua duke i shtuar tezave të seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Në pak kohë kjo teori u njoh me emrin "neo-Darvinizëm".
Neo-Darwinism's Architects
Ernst Mayr, neo darwinizmTheodosius Dobzhansky, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizm
Ernst Mayr,
Theodosius Dobzhansky
Julian Huxley
Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara për të provuar vërtetësinë e neo-Darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu neo-Darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat "mutacione të dobishme", duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha përpjekjet e tyre dështuan plotësisht.
Gjithashtu, ata u përpoqën të provonin se organizmat e parë duhet të ishin shfaqur rastësisht në kushtet fillestare të tokës, por edhe këto ekspe- rimente patën të njëjtin fat. Të gjitha eksperimentet që kërkonin të provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pakontrolluara, nuk u arrit të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.
Stephen Jay Gould, bilim adamıStephen Jay Gould
Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë kalimtare, të cilat sipas neo-Darvinizmit mendohej se mund të provonin evolucionin gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar ndonjë herë në botë. Në të njëjtën kohë anatomia krahasuese tregon se speciet që supozohej të kenë evoluar nga njëra-tjetra kanë, në fakt, karakteristika anatomike të ndryshme e ato kurrë nuk mund të jenë para ose pasardhëse të njëra-tjetrës.
Neo-Darvinizmi kurrë nuk arriti të bëhej një teori shkencore, ai mbeti vetëm një dogmë. Kjo është arsyeja që flamurtarët e teorisë se evolucionit vazhdojnë ta mbrojnë atë megjithëse të gjitha argumentet provojnë të kundërtën. Një nga gjërat për të cilën ata nuk bien dakord me njëri-tjetrin, është se cili prej modeleve të propozuara për realizimin e evolucionit është ai i "drejti". Një nga modelet më të rëndësishme është skenari fantastik i njohur si "Ekuilibri i Ndërprerë".

Shqyrtimi dhe gabimi i Ekuilibrit të Ndërprerë

Shumica e shkencëtarëve që besojnë në evolucion pranojnë teorinë neo-darviniste të evolucionit gradual. Megjithatë, në dekadat e fundit u propozua një model tjetër. I quajtur "ekuilibri i ndërprerë" ky model kundërshton idenë darviniste të evolucionit gradual dhe thotë se evolucioni ndodhi me kërcime të mëdha. Mbrojtësit e parë poterexhinj të këtij modeli u shfaqën në Amerikë në fillim të viteve shtatëdhjetë. Dy paleontologët amerikanë, Nils Eldredge dhe Stephen Jay Gould, e dinin mirë se thëniet e neo-Darvinizmit ishin hedhur poshtë krejtësisht nga gjetjet fosile. Fosilet provonin se organizmat e gjallë nuk erdhën nga një zhvillim gradual, por u shfaqën papritur plotësisht të formuar. Neo-Darvinizmi jetonte me shpresën e përvëluar – të cilën e kanë akoma – se një ditë do të gjendeshin format kalimtare të humbura. Kur e kuptuan se kjo shpresë ishte e kotë Eldredge dhe Gould përsëri nuk qenë në gjen- dje të braktisnin dogmën e tyre të evolucionit, ndaj paraqitën një model të ri që u quajt "ekuilibri i ndërprerë". Thelbi i modelit të tyre ishte mendimi se evolucioni nuk ndodhi si rezultat i ndryshimeve të vogla, por ai ndodhi papritur dhe me ndryshime të mëdha. Ky model nuk është gjë tjetër veçse fantazi. P.sh. paleontologu evropian O. H. Shindewolf, i cili i hapi rrugën Eldredge dhe Gould, thotë se zogu i parë doli nga një vezë zvarraniku si një mutacion vigan, pra, si rezultat i një aksidenti gjigand që ndodhi në strukturën gjenetike.9 Sipas të njëjtës teori disa kafshë tokësore duke pësuar transformim të papritur duhet të ishin kthyer në balena. Këto thënie kundërshtojnë krejtësisht rregullat e gjenetikës, biofizikës e biokimisë dhe janë po aq shkencore sa mund të jetë i tillë tregimi i bukur për bretkosën që u kthye në princeshë. Megjithatë duke vuajtur krizën e pranimit të neo-Darvinizmit disa paleontologë evolucionistë e përqafuan këtë teori, e cila ishte akoma më e çuditshme dhe e pamundur se dhe vetë neo-Darvinizmi.
Ernst Mayr, neo darwinizmTheodosius Dobzhansky, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizm
Ernst Mayr, neo darwinizmTheodosius Dobzhansky, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizmJulian Huxley, neo darwinizm
Sot, dhjetra mijëra shkencëtarë në të gjithë botën, sidomos në USA dhe Europë, nuk e pranojnë teorinë e evolucionit dhe kanë shkruar shumë libra që provojnë pavlefshmërinë e kësaj teorie. Librat e mësipërm janë disa prej tyre.
Qëllimi i vetëm i këtij modeli ishte të shpjegonte boshllëkun në të dhënat fosile, të cilat neo-Darvinizmi nuk mund t'i shpjegonte. Eshtë krejtësisht e palogjikshme përpjekja për të shpjeguar boshllëqet fosilore në evolucionin e zogjve me thënien se "zogu doli krejt papritur prej një veze zvarraniku", sepse vetë evolucionistët pranojnë se evoluimi i një specie në një tjetër kërkon ndryshime të mëdha në kodin gjenetik 14 Asnjë mutacion nuk mund të përmirësojë kodin gjenetik. Mutacionet vetëm e çrregullojnë kodin gjenetik. Kështu mutacioni vigan i imagjinuar nga modeli i "ekuili- brit të ndërprerë" mund të shkaktojë vetëm dëmtime dhe reduktime vigane në kodin gjenetik, asgjë më tepër.
Për më tepër modeli i "ekuilibrit të ndërprerë" u rrëzua që në hapin e parë, pasi ishte i paaftë t'i jepte përgjigje çështjes së origjinës së jetës, e cila është çështja që hedh poshtë që në fillim neo-Darvinizmin. Që nga momenti kur nuk mund të vërtetohet ardhja e rastësishme në ekzistencë e një proteine të vetme, ndërkohë që organizmat përbëhen nga miliona proteina, debati merr fund duke e nxjerrë evolucionin gradual apo të ndërprerë krejt nga fusha e lojës.
Modeli që të vjen në mendje kur është fjala për evolucionin është neo-Darvinizmi. Në kapitujt e mëposhtëm ne do të ekzaminojmë në fillim dy mekanizmat imagjinarë të neo-Darvinizmit e pastaj do të shikojmë në të dhënat fosile për të parë vërtetësinë e tyre. Pas kësaj do të flasim me hollësi për çështjen e origjinës së jetës, e cila zhvlerëson si modelin e neo-Darvinizmit ashtu edhe modelet e tjera evolucioniste si "evolucioni me kërcime".
Para se të bëjmë këtë është mirë të kujtojmë lexuesin se realiteti që ne do të hasim në çdo hap është se skenari evolucionist nuk është gjë tjetër veçse një përrallë, një mashtrim i madh që është krejtësisht jashtë botës reale. Eshtë një skenar që është përdorur për të mashtruar botën për 140 vjet me radhë. Falë zbulimeve të fundit shkencore, mbrojtja e tij është bërë më në fund e pamundur.
Racizmi I Darvinit
Një prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit, janë pikëpamjet raciste të tij. Darvini u referohet europianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha rracat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoi nga krijesa të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh. Në librin e tij The Descent of Man, të cilin ai e botoi pas Origjinës së Llojeve, ai bën disa komente mbi “ndryshimet e mëdha midis njerëzve të racave të ndryshme.1
Në librin e tij Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerr përfundimin se ata do të eleminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara. Ndër të tjera ai shkruan:
ırkçılık, türk düşmanlığı
Duke supozuar se gjallesat evoluan gjatë luftës për e k z i s t e n c ë , Darvinizmi filloi të përshtatej nga shkencat sociale, duke u kthyer kështu në një koncept që më vonë u quajt “Darvinizmi Social”.
Në një të ardhme jo shumë të largët… racat e zhvilluara të njeriut me siguri do të shfarosin dhe do të zëvendësojnë racat njerëzore më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë edhe majmunët antropomorfë… pa dyshim do të jenë zhdukur.2
Idetë boshe të Darvinit nuk mbetën vetëm në teori, ato shërbyen për të siguruar bazën më të rëndësishme “shkencore” të racizmit.
ırkçılık, türk düşmanlığıırkçılık, türk düşmanlığı
Darvinizmi Social thotë se racat njerëzore ekzistente janë të lokalizuara në nivele të ndryshme të “shkallës së evolucionit”. Racat europiane janë më të zhvilluarat, ndërsa shumë raca të tjera akoma kanë karakteristika majmuni.

1 Beniamin Farrington, çfarë tha në të vërtetë Darvini, London, Sphere Books, 1971, fq. 54-56.
2 Darvini, Descent of Man, New York, A. L. Burt. Co., 1874, fq. 178.

Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit

Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit

Modeli neo-darvinist, të cilin ne do ta marrim si përfaqsuesin kryesor të teorisë së evolucionit sot, thotë se jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave natyrorë: "seleksionimit natyror" dhe "mutacioneve". Pohimi bazë i teorisë është si më poshtë:
"Seleksionimi natyror dhe mutacionet janë dy mekanizma plotësues. Origjina e modifikimeve evolucioniste është mutacioni i rastësishëm që ndodh në strukturën gjenetike të gjallesave. Tiparet e sjella nga mutacionet seleksionohen nga mekanizmi i seleksionimit natyror e për këtë arsye gja- llesat evoluan."
Kur bën një studim të mëtejshëm në këtë teori, arrin në përfundimin se mekanizma të tillë nuk gjenden në natyrë, sepse as seleksionimi natyror as mutacionet nuk patën asnjë kontribut në evoluimin e specieve nga njëra-tjetra.

Seleksionimi natyror

Si proces natyror, seleksionimi natyror ishte familjar për biologët para Darvinit, të cilët e përkufizonin atë si një mekanizëm që i mbante speciet të pandryshuara. Darvini qe i pari person që hodhi tezën që ky proces kishte aftësi t'i bënte speciet të evoluonin e më pas ngriti të gjithë teorinë e tij mbi këtë bazë. Emri që ai i vuri librit tregon se seleksionimi natyror ishte baza e teorisë së Darvinit: Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror.
Që nga koha e Darvinit s'ka pasur as provën më të vogël që të tregojë se seleksionimi natyror bëri që gjallesat të evoluonin. Colin Patterson, kryepaleontolog në Muzeun e Historisë së Natyrës, në Angli dhe një evolucionist i shquar, midis të tjerash thekson se seleksionimi natyror nuk është vërejtur kurrë që të ketë aftësi t'i bëjë gjërat të evoluojnë:
Asnjë nuk ka prodhuar ndonjë herë një specie me anë të mekanizmit të seleksionimit natyror, bile as që i janë afruar asaj, kur dihet se shumica e argumenteve të neo-Darvinizmit kanë lidhje me këtë çështje.15
Seleksionimi natyror bën që gjallesat më të afta për të përballuar kushtet e jetës t'ia dalin të kenë pasardhës që do të mbijetojnë, ndërsa ato që janë të paafta do të zhduken. P.sh. në një tufë drerësh, e cila kërcënohet nga kafshët e egra sigurisht ata individë të tufës që mund të vrapojnë më shpejt do të mbijetojnë. Kjo është e vërtetë. Por sado që ky proces të zgjasë ai kurrë nuk ka për t'i transformuar këta drerë në një lloj kafshe tjetër. Dreri ka për të mbetur gjithmonë dre.
Kur shikon ato pak episode që evolucionistët paraqesin si shembuj të vëzhguar të seleksionimit natyror do të vësh re se ato nuk janë gjë tjetër veçse thjesht përpjekje për të të bërë budalla.

Nxirja industriale

Në 1986 Dugllas Futujma publikoi një libër, Biologjia e Evolucionit, i cili mbahet si një nga burimet që shpjegon teorinë e evolucionit, me anë të seleksionimit natyror, në mënyrën më të qartë. Shembulli më i njohur i marrë prej tij për këtë çështje janë fluturat Biston Betularia, të cilat filluan të "nxihen" gjatë revolucionit industrial në Angli.
endüstriyel devrim, kelebek
Shembulli i nxirjes industriale sigurisht nuk mund të merret si provë për evolucionin, pasi ky proces nuk prodhoi specie të reja fluturash.
Sipas shpjegimeve, në periudhën e fillimit të revolucionit industrial në Angli ngjyra e lëkurave të pemëve rreth Mançesterit ishte e hapur. Për këtë arsye, fluturat e errëta duke qëndruar në këto pemë mund të diktoheshin lehtësisht nga zogjtë që ushqeheshin me to dhe kështu që kishin pak mundësi të mbijetonin. Pesëdhjetë vjet më vonë, si rezultat i ndotjes, lëkurat e pemëve filluan të nxihen e, si pasojë, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyrë të hapur zbuloheshin më lehtë dhe gjuheshin më shumë. Kjo solli që numri i fluturave me ngjyrë të hapur të ulej dhe i atyre me ngjyrë të errët të ngrihej. Evolucionistët e përdorin këtë si provë të madhe për teorinë e tyre, duke thënë se fluturat me ngjyrë të hapur evoluan në flutura me ngjyrë të errët.
Duhet të jetë për të gjithë e qartë se kjo ngjarje nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë si provë për teorinë e evolucionit, sepse seleksionimi natyror nuk çoi në shfaqjen e një forme të re gjallese që nuk kishte ekzistuar më parë. Fluturat e errëta ekzistonin në popullatën e fluturave që para revolucionit industrial. Më vonë ndryshoi vetëm raporti i numrit midis fluturave të errëta dhe atyre me ngjyrë të hapur. Fluturat nuk fituan ndonjë tipar apo organ të ri që do të çonte në një specifikim. Që një flutur të shndë- rrohet në një specie tjetër, p.sh. zog, duhet që të ndryshohet kodi gjenetik dhe kjo do të thotë që një program i tërë gjenetik, i cili përmban informacionin për tiparet e reja të zogut duhet të shtohet.
Shkurtimisht, krejtësisht në kundërshtim me atë për të cilën përbetohen evolucionistët, seleksionimi natyror nuk e ka aftësinë të shtojë, heqë apo ndryshojë një organ në një gjallesë e as nuk mund të shndërrojë një specie në një specie tjetër. Prova më e madhe që është paraqitur nga evolucionistët që nga koha e Darvinit për të mbrojtur tezën e aftësisë evolutive të seleksionimit natyror nuk ka arritur të shkojë më larg sesa "nxirja industriale" e fluturave në Angli.

A mundet seleksionimi natyror të shpjegojë kompleksitetin?

Seleksionimi natyror nuk mund të kontribuojë aspak në teorinë e evolucionit, sepse ky mekanizëm kurrë nuk mund të rrisë apo të përmirësojë informacionin gjenetik të një specieje. Ai nuk mund të transformojë një specie në një tjetër; një yll deti në peshk, peshkun në bretkosë, bretkosën në krokodil, krokodilin në zog. Mbrojtësi më i madh i "ekuilibrit të ndërprerë", Gould, duke folur për qorrsokakun e seleksionimit natyror, thotë:
kaplan, ceylan
Seleksionimi natyror shërben si një mekanizëm për të eliminuar individëd e dobët brenda një lloji të caktuar. Ai është një forcë ruajtëse që mbron llojet ekzistente nga degjenerimi, por ai nuk ka aftësinë për të transformuar një specie në një tjetër.
Esenca e Darvinizmit përmblidhet në një frazë: Seleksionimi natyror është forca krijuese e ndryshimeve evolucioniste. Askush nuk e mohon se seleksionimi natyror luan rol në eliminimin e mospërshtatjeve (gjallesat që nuk janë të afta të përballojnë jetën zhduken), por teoritë darviniane pretendojnë se seleksionimi natyror krijon përshtatje. 18
Një tjetër metodë që evolucionistët përdorin është paraqitja e seleksionimit natyror si dezinjues të ndërgjegjshëm. Seleksionimi natyror nuk ka vetëdije.Ai nuk zotëron aftësinë për të dalluar se cila është e mirë dhe cila është e keqe për gjallesat. Si rezultat, seleksionimi natyror nuk mund të shpjegojë shfaqjen e organeve dhe sistemeve biologjike që kanë karakteristikën e "kompleksitetit që nuk mund të reduktohet". Këto organe dhe sisteme përbëhen nga bashkëpunimi i një numri të madh pjesësh; nëse një prej këtyre pjesëve mungon apo dëmtohet, i gjithë organi apo sistemi nuk funksionon (p.sh. syri i njeriut nuk punon po nuk punuan të gjitha pjesët e tij). Prandaj, vullneti që i bashkon të gjitha këto pjesë së bashku duhet të jetë në gjendje të shikojë në të ardhmen dhe të synojë dobinë që duhet të fitohet në fazën e fundit. Meqenëse seleksionimi natyror nuk ka vetëdije ai nuk mund të realizojë gjëra të tilla. Ky fakt, i cili hedh poshtë bazat e teorisë së evolucionit e ka shqetësuar Darvinin: "N.q.s. do të demonstrohej se një organ kompleks nuk mund të jetë formuar nga modifikime të vogla, të njëpasnjëshme e të shumta atëherë teoria ime absolutisht do të shkatërrohej."
Seleksionimi natyror seleksionon dhe eliminon vetëm individët e dobët, të sëmurë e të paaftë të një specieje. Ai nuk mund të prodhojë specie të reja, kode të reja gjenetike apo organe. Pra nuk mund t'i evoluojë gjërat. Darvini e pranonte këtë realitet duke thënë: "Seleksionimi natyror nuk mund të bëjë asgjë derisa ndryshime të favorshme të ndodhin." Kjo është arsyeja pse neo-Darvinizmit i është dashur t'i paraqesë mutacionet si: "shkaku i ndryshimeve të dobishme", menjëherë pas seleksionimit natyror.

Mutacionet

dnaMutasyon
Mutations add no new information to an organism's DNA: As a result of mutations, the particles making up the genetic information are either torn from their places, destroyed, or carried off to different places. Mutations cannot make a living thing acquire a new organ or a new trait. They only cause abnormalities like a leg sticking out of the back, or an ear from the abdomen.
Mutacionet përkufizohen si shkëputje apo zëvendësime që ndodhin në ADN, e cila gjendet në bërthamën e qelizës së një organizmi të gjallë dhe mban të gjithë informacionin gjenetik. Këto shkëputje apo zëvendësime janë rezultat i efekteve të jashtme si p.sh. rrezatimi apo efektet kimike. Çdo mutacion është "aksident" dhe ka një efekt të dëmshëm, pasi dëmton nukleotidet që përbëjnë ADN-në ose ndryshon vendosjen e tyre. Në shumicën e rasteve ato shkaktojnë aq dëm dhe modifikim saqë qeliza nuk mund t'i riparojë ato, ndaj dhe shkatërrohet.
Mutacioni, pas të cilit fshihen shpesh evolucionistët, nuk është shkop magjik që transformon gjallesat në një tjetër më të avancuar. Efekti direkt i mutacioneve është i dëmshëm. Ndryshimet që ndodhin nga mutacionet mund të jenë vetëm si ato të provuara nga njerëzit në Hiroshima, Nagasaki dhe Çernobil: vdekje, paaftësi dhe deformime.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë, ADN-ja ka strukturë shumë komplekse dhe ndërhyrjet e rastësishme mund të shkaktojnë vetëm dëm në këtë strukturë. B. G. Renganathan thotë:
Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme. Ato ndodhin rrallë dhe mundësia më e madhe është që ato të mos kenë efekt. Këto katër karakteristika të mutacioneve nënkuptojnë se mutacionet nuk mund të çojnë në një zhvillim evolucionist. Një ndryshim i rastësishëm në një organizëm tepër të specializuar është ose i paefektshëm ose i dëmshëm. Një ndryshim i rastësishëm në një orë nuk mund ta përmirësojë orën. Probabiliteti më i madh është që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e në rastin më të mirë, i paefektshëm. Tërmeti nuk e përmirëson qytetin, ai sjell vetëm shkatërrim.21
Ndaj nuk është e çuditshme që mutacione të dobishme nuk janë zbuluar deri tani. Të gjitha mutacionet kanë dëshmuar se janë të dëmshme. Shkencëtari evolucionist Woren Uever jep komentin e tij mbi raportin e Komitetit të Efekteve Gjenetike të Rrezatimit Atomik, i cili u formua për të hetuar mutacionet që u shkaktuan nga armët bërthamore të përdorura në Luftën e dytë Botërore.
Shumë do të çuditeshin nga deklarimi që praktikisht të gjitha gjenet mutante të njohura janë të dëmshme, sepse mutacionet janë pjesë e domosdoshme e evolucionit. Si mundet që një efekt i dobishëm - evoluimi drejt formave më të zhvilluara të jetës - të rezultojë nga mutacionet, të gjitha të cilat janë praktikisht të dëmshme? 22
Every effort put into "generating a useful mutation" has resulted in failure. For decades, evolutionists carried out many experiments to produce mutations in fruit flies as these insects reproduce very rapidly and so mutations would show up quickly. Generation upon generation of these flies were mutated, yet no useful mutation was ever observed. The evolutionist geneticist Gordon Taylor writes thus:
It is a striking, but not much mentioned fact that, though geneticists have been breeding fruit-flies for sixty years or more in labs all around the world-flies which produce a new generation every eleven days-they have never yet seen the emergence of a new species or even a new enzyme.23
Të gjitha përpjekjet për të gjeneruar një mutacion të dobishëm kanë dështuar. Për dekada me radhë evolucionistët kanë ndërmarrë shumë ek- sperimente për të parë efektin e mutacioneve tek mizat e pemëve, për shkak se ato riprodhohen shpejt e kështu efekti i mutacioneve mund të vihej re më shpejt. Gjenerata të tëra mizash iu nënshtruan mutacioneve, por megjithatë asnjë mutacion i dobishëm nuk u vu re. Evolucionisti Gordon Taylor shkruan:
Te Gjitha Mutacionet Jane Te Demshme
MutasyonSinek
Göz: Syri, Anten: Antena, Bacak: Këmba
Majtas: Një mizë frutash normale (drosophila).
Djathtas: Një mizë frutash, këmbët e së cilës dalin nga koka; një mutacion i shkaktuar nga rezatimi.  
Në të gjitha mijëra eksperimentet që janë ndërmarrë për kultivimin e mizës në të gjithë botën, për më tepër se 50 vjet, nuk ka dalë kurrë një specie e re, madje as edhe një enzimë e re.24
Një tjetër kërkues, Michael Pitmen, thotë për dështimin e eksperimenteve të ndërmarra me mizat e pemëve:
Morgan, Goldschmidt, Muller dhe gjenetistë të tjerë kanë ekspozuar gjenerata të tëra mizash ndaj kushteve ekstreme të vapës, të ftohtit, dritës, errësirës, përbërjeve kimike dhe rrezatimit. Të gjitha llojet e mutacioneve, praktikisht të parëndësishme ose të dëmshme, u prodhuan. Evolucion i bërë nga njeriu? Në të vërtetë jo: Pak nga mostrat gjenetike mund të mbijetonin jashtë shisheve të kultivimit. Në praktikë mutantët ngordhin, sterilizohen ose synojnë të kthehen te tipi natyral.
E njëjta gjë është e vlefshme edhe për njeriun. Të gjitha mutacionet që janë observuar te njerëzit kanë rezultuar të dëmshme. Mbi këtë çështje evolucionistët hodhën një perde tymi dhe bile u përpoqën të tregonin shembuj të mutacioneve të tilla të dëmshme si "prova për evolucionin". Të gjitha mutacionet që ndodhin te njeriu çojnë në deformime fizike, në lëngata si mongolizmi, sindromi i Daunit, albinizmi, nanizmi apo kanceri. Këto mutacione përmenden në librat e evolucionistëve si shembuj "të punës së mekanizmit evolutiv". Eshtë e panevojshme të thuhet se një proces që i bën njerëzit të paaftë apo të sëmurë nuk mund të jetë një "mekanizëm evolutiv"; evolucioni mendohet të prodhojë forma më të mira që kanë më shumë aftësi për të mbijetuar.
çernobil, el
Një efekt shkatërrues i mutacioneve në trupin e njeriut. Djali në të majtë është viktimë e aksidentit bërthamor të Çernobilit.
Përmbledhje: Ka tre arsye kryesore pse mutacionet nuk mund të shërbejnë për të mbështetur pranimin e evolucionit:
1- Efekti i drejtpërdrejtë i mutacioneve është i dëmshëm: Meqenëse ndodhin rastësisht, ato gati gjithmonë dëmtojnë organizmin e gjallë, tek i cili ndodhin. Arsyeja të çon të mendosh se ndërhyrje të pandërgjegjshme në një strukturë perfekte dhe komplekse nuk e përmirësojnë atë, por e dëmtojnë. Në fakt asnjë "mutacion i dobishëm" nuk është observuar kurrë.
2- Mutacionet nuk shtojnë informacion të ri në AND-në e organizmit: Pjesëzat që përbëjnë kodin gjenetik ose shkëputen nga vendi i tyre, ose shkatërrohen, ose vendosen në një vend tjetër. Mutacionet nuk mund të bëjnë që gjallesat të fitojnë organe apo tipare të reja. Ato shkaktojnë vetëm anomali dhe deformime, si p.sh. një këmbë që del nga kurrizi apo veshë që dalin nga barku.
3- Që mutacioni të transmetohet te gjenerata pasardhëse ai duhet të ndodhë në qelizat riprodhuese të organizmit: Një ndryshim i rastësishëm që ndodh në një qelizë apo organ çfarëdo të trupit nuk mund të transmetohet tek gjeneratat pasardhëse. P.sh. një sy njeriu i ndryshuar nga rrezatimi apo shkaqe të tjera nuk bën që gjeneratat pasardhëse të kenë të njëjtin sy të ndryshuar.
Eshtë e pamundur për gjallesat të evoluojnë, sepse nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që të mund t'i bëjë ato të evoluojnë. Kjo përputhet me provat e të dhënave fosile që demonstrojnë se ky skenar është mjaft larg realitetit.